Punët po shkojnë për mirë, a për keq?
E theu, e theu përsëri rekordin Doktori! 141 minuta, 10 minuta më shumë se vjet! Për inat të socialistëve që duan të marrin pushtetin me dhunë e me Twitter, për inat të serbëve e grekëve dhe armiqve të Shqipërisë si dhe për nder të 100-vjetorit Berisha na dhuroi edhe një tjetër rekord! Në gusht do t’i gëzohemi edhe një tjetër rekordi. Vitin tjetër do të ketë një tjetër, derisa të vijë dita të kalojë edhe Otranton! “Doja të notoja deri te Kepi i Gjuzës. Kisha merak për rojet se do të ndërroheshin e nuk më ndiqnin dot me kamardare, prandaj u ktheva”. Sa erdhi nga Londra, nuk shkoi në kryeministri, po u nis në Dhërmi e u zhyt menjëherë në det. Vetëm kur iu afrua bregut, nipërit e mbesat e mallosur e rrethuan. “Gjysh, pse nuk more edhe ti një medalje?”. Rrëfimi para grupit parlamentar është edhe një tjetër shenjë kuptimplotë që tregon se kryeministrin e kemi të sinqertë, modest, të palodhur, të paplakur, energjik, se gëzon shëndet e nuk vuan as nga zemra dhe as nga trutë, si aludojnë përditë armiqtë e tij të betuar e të mallkuar. Rekordi dëshmoi para gjithë botës demokratike se ai ka mbetur udhëheqës karizmatik dhe se, si e tha vetë, gara vetjake me not na vjen si një tjetër sinjal ogurmirë se në vitin 2013 Berisha do të fitojë sërish. “Vitet tëhu, unë lart e më lart!” Medalja që simbolikisht i dha mbesa ka edhe një anë tjetër: Punët në Shqipëri po shkojnë për mirë, se ai është paracaktuar të qëndrojë, për të mirën tonë, mbi 25 vjet në krye të vendit, sigurisht derisa t’i japë ymër Allahu! Ky do të jetë rekord i vërtetë olimpiko-politik!
Pavarësisht se disa përpiqen të nxijnë realitetin, sikur gjoja punët po shkojnë për keq, në të vërtetë Shqipëria ka marrë udhën e përparimit e të mbrothësisë, paçka se mbetëm të fundit në procesin e integrimit në BE. Sukseset dhe rekordet i pohon edhe INSTAT-i i qeverisë dhe Banka Kombëtare, edhe institucionet ndërkombëtare, madje edhe emigrantët që po kthehen, ngaqë në Evropë e kanë humbur punën dhe shpresën. Këtë e pranojnë politikanë të huaj, eurodeputetë, kongresmenë amerikanë, ambasadorë; arritjet i dëgjoi së fundi edhe kryeministri britanik Kamerun, edhe Mbretëresha Elizabetë e dytë. Punët po shkojnë për keq vetëm për një grup të vogël njerëzish që ishin mësuar të përfitonin nga mungesa e shtetit ligjor dhe privilegjet e diktaturës, të cilëve pushteti e tani edhe shteti i Doktorit ua ka zvogëluar hapësirat për abuzim dhe korrupsion. Armiqtë e demokracisë (dihet tashmë: Kush del kundër Doktorit është kundër demokracisë!) të veshur me imunitet, edhe pse u bënë miliarderë me pazare të pista dhe kriminale duke blerë media, po ia pengojnë integrimin Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi nuk po e votojnë qëllimisht ligjin për heqjen e imunitetit! Janë këta që nxijnë realitetin! Por faktet që dëshmojnë se tek ne punët po ecin në rrugë të mbarë janë tejet kokëforta:
1. E para, sigurisht, është ekonomia. Tashmë nuk e mohon dot kush që jemi të vetmit në botë të papërfshirë në krizën globale. Nuk kemi për të rënë në recesion, si SHBA dhe BE-ja! Kemi të vetmen qeveri në botë që nuk ka marrë asnjë masë antikrizë, përkundrazi, po rrit rrogat dhe pensionet. E pra, a mund të pranonte të shkonte Berisha me njëzet e ca shoqërues në Londër, teksa përfaqësoheshim me dhjetë sportistë të dështuar, po qe se do të ishim në krizë? Edhe pse sportistët tanë humbën, si zakonisht, Berisha e mbuloi turpin e tyre me rekordin e vet spektakolar, jo si Kamerun që u sjell, ters sa herë shkon në stadium, britanikëve të vet! Mirëpo disa e kanë humbur shqisën e krahasimit. Pse, mos e do mbreti i Spanjës, Huan Karlos, më shumë vendin e vet meqë i kërkoi ndjesë popullit se, në kohë krize, ai pat shkuar disa ditë për gjueti në Afrikë?!
2. Shqipëria ka shumë më tepër rrugë, autostrada, asfalt, se më parë. Gropat në rrugë, plehrat dhe trotuaret “e ngrëna nga qentë” vërtet nuk janë eliminuar, por ani kemi rrugën e Kombit, e cila jo vetëm që na bashkoi si komb, por po sjell edhe shumë të ardhura, si u premtua. Pikërisht për këtë arsye kalimi nëpër të do të bëhet me pagesë! Aksidente, vrasje e vetëvrasje kemi boll, por se mos edhe për to e ka fajin Doktori? Ne jemi shoqëri e lirë, e hapur; tani mund të udhëtosh ku të duash, pa kufizim muresh, kufijsh e shpejtësie; mund të zaptosh toka, mund të ikësh përgjithmonë nga vendi; je i lirë të ngujohesh, të lësh shtetësinë, të ndërrosh emrin, të vritesh e të vetëvritesh. Iku ajo kohë kur ngujimi, arratisja dhe vetëvrasja quheshin krim, gati-gati si tradhti! Fakti që tek ne janë shtuar vetëvrasjet tregon jo vetëm se ne jemi bërë qytetarë me nivel të lartë kulturor, si nordikët dhe japonezët, që zinin vendet e para në botë për vetëvrasje, por edhe se jemi shoqëri përnjëmend e lirë! Edhe këtë rekord me siguri e kemi të fituar ne! Nuk ka liri që nuk e ka një çmim.
3. Ëndrra jonë shekullore u krye: Jemi anëtarë të NATO-s! Tani edhe ne mund të dërgojmë djem në Afganistan e në Irak. Jemi të lirë të blejmë helikopterë të sofistikuar nga Franca, paçka se një u rrëzua, ende pa ardhur. Jemi të lumtur që nga buxheti derdhen më tepër para për ushtrinë se për artin, kulturën e shëndetësinë, por ama jemi në NATO. Gardën e kemi të fortë, të aftë e të gatshme të qëllojë mbi këdo që sulmon kryeministrinë! Madje tani kemi aparate përgjimi në Ministrinë e Mbrojtjes për të kontrolluar armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Sot jemi të lirë të shesim armë në çdo vend të botës; i çuam tanket, topat dhe nëndetëset e diktaturës për skrap, gjë që nuk e ka bërë me kaq sukses asnjë vend tjetër i ish-Lindjes. Deri në fund të vitit kanë për të mbetur shumë pak reparte ushtarake pa u privatizuar. Ndonëse NATO nuk na jep më materiale të klasifikuara si sekret, ndonëse nuk erdhi asnjë repart ndihme dhe emergjence kur patëm përmbytje, prapëseprapë ne jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s e mund të nisim ushtarë në luftë aq sa të na kërkohet! Edhe SHBA ka deklaruar se do të tërhiqet nga Afganistani dhe Iraku, kurse ne jo! Ne jemi besnikë dhe nuk na shuhet kurrë fryma e rekordit për vend të parë, qoftë edhe me marrëzi!
4. Shqiptarët tani lëvizin pa viza. Mund të udhëtosh si turist, po mund të ikësh edhe përgjithmonë nga atdheu. Jemi pra të lirë të ikim e të mos japim llogari. Zëmë vend të parë në botë për emigracion, krahasuar me popullsinë. Gjeni një vend tjetër që brenda 20 vitesh t’i ketë emigruar një e treta e popullsisë! Jetojmë me një ndjesi harmonie e paqeje, paçka se komshiu vret komshiun që nuk paguan ashensorin dhe babai hedh foshnjën nga dritaret e maternitetit! Kemi ujë e drita thuajse 24 orë. Ndërprerjet e energjisë janë në periferi, për shkak të pincave të CEZ-it ose darëve të Ujësjellësit, po këto janë standard të demokracisë: Kush nuk paguan, nuk blen! E pra, kush e ka fajin që shumica e popullsisë nuk ka mundësi të paguajë faturat apo të bëhet turist shëtitës nëpër botë?
5. Ka edhe të dhëna të tjera më periferikë që prekin jetën e secilit, si p.sh shërbimi postar, i cili të sjell me saktësi, ditën e duhur pensionin brenda një tarife normale, si kudo në botë. Futja në sistemin bankar ka shpëtuar shumëkënd nga radhët për të marrë rrogën ose për të kryer një pagesë. Celularët dhe interneti edhe në fshat janë një avantazh i ri që na bën të jetojmë më mirë falë teknikave të reja të komunikimit. Disa duan e thonë se këto shërbime nuk janë të lira, se qenkan më shtrenjtë se kudo në rajon biletat e trageteve, të avionëve, naftës e celularëve. Po a nuk dëshmon kjo se fuqinë blerëse e kemi ku e ku më të madhe se në të gjithë Ballkanin Perëndimor, derisa këto agjenci nuk falimentojnë? Nga dalin gjithë këto para që paguhen për kafe, restorante, drogë, makina luksoze, disko, llotosport, kazino, pishina, motele, prostituta, të cilat si askund, kanë rrëmbushur Shqipërinë? Punët pra po shkojnë vetëm për mirë!
6. Sot e drejta e studimit nuk është problem për asnjë familje. Edhe pa ditur shkrim e këndim mund të blesh një diplomë e një master. Mund të vetëshpallesh Dr., Pr, të marrësh diploma e të bëhesh zyrtar e deputet. A ka “rekord” më të madh për Shqipërinë kur edhe i biri i Bossi-t u detyrua të marrë diplomë nga universitetet tona? Kush tha se qenka rritur analfabetizmi? Po në cilën shoqëri demokratike nuk ka klasa, të pasur e të varfër? Edhe në SHBA ka analfabetë dhe lypësa. Ama kjo tregon se edhe tek ne ka liri të plotë në ushtrimin e të drejtave. Do të mbetesh analfabet? Do të vdesësh? Do të jesh lypës? Do të bëhesh deputet? Askush nuk të ndalon! Sot kush është i aftë mund të dërgojë fëmijët në Oksford, kush nuk di të shfrytëzojë liritë ekonomike le të nxjerrë fëmijët në udhëkryq të fshijnë xhamat e makinave! Tekefundit energjia negative që harxhojnë disa opozitarë, duke thënë se gjërat po shkojnë keq është dëmsjellëse, jo efektive, se të helmon jetën. Është si të vësh para një shpelle e të dëgjosh si të kthehet zëri yt prapsh, njëlloj si të trokasësh në një zyrë shteti. Është e vërtetë edhe që spitalet publike janë për faqe të zezë, por ama spitalet private, gjermane, greke e amerikane janë supermoderne! Madje mund të shkosh të kurohesh edhe jashtë! A nuk tregon edhe kjo dukuri se punët po shkojnë për mirë?
7. Një mik më tha se 100 vjet shtet shqiptar i kujton “100 vjet vetmi” të Markesit. Në atë roman rrëfehet se si kolonizatorët i gënjenin indianët e izoluar me një copë pasqyrë, të cilën e këmbenin me flori, pastaj me një magnet, pastaj me një copë akull, pasi indianët e gjorë nuk e dinin që edhe uji mund të ngurtësohej… Kurse sot ne gëzohemi me një copë fotografi, me një kronikë ku udhëheqësit ynë u jep dorën e del në foto me presidentë, kryeministra e senatorë, për të na treguar sa e duan dhe sa e nderojnë liderët e botës demokratike! E ç’rëndësi ka sa kushtojnë këto foto e kronika? E pra, ndryshimi është i madh, sepse pas 100 viteve shtet ne nuk gënjehemi më me një copë pasqyrë, por informohemi nga dhjetëra televizioneve të dixhitalizuara! A nuk është edhe kjo një tjetër provë se jemi më mirë?
8. Dikush thotë që privatizimet, ndërtimet pa lejë, tokat bujqësore, ushqimet, rrugët, zyrat, lumenjtë, liqenet, detet e plazhet qenkan të ndotur. Papunësia ka shkuar në ekstrem, kurse përqendrimi i pasurisë gjendet te 4-6% e popullsisë, gjë që përbën rrezik për konflikte sociale. Ata që shohin vetëm vjedhjet e ryshfetin, drogën dhe seksin, korrupsionin dhe krimin janë ca trushkulur që xhelozohen pse nuk vjedhin dot vetë. Ata që dëgjojnë vetëm fyerjet, kërcënimet, gënjeshtrat e parlamentarëve nuk shohin kreun e gjithë të mirave: Atë që thyen rekorde për të na bindur se ne, si popull, se nuk kemi tjetër zgjedhje, përveç rekordeve të tij.
Por, një popull që shijon më shumë gënjeshtrën e ëmbël se të vërtetën e hidhur ka probleme serioze më së pari me veten. Një shoqëri që ushqehet me të tilla rekorde nuk ka të drejtë t’i ankohet as Zotit, madje as nuk ka pse kërkon integrimin në BE, derisa duket kaq i qetë e kaq i lumtur!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)