E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria, Obama miraton 12 mln dollarë ndihmë humanitare shtesë

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama miratoi sot dhënien e 12 milionë dollarëve si ndihmë humanitare shtesë për të mbështetur sirianët, të cilët po u bëjnë ballë mizorive të tmerrshme të presidentit, Bashar al-Assad.

"Me këtë shtesë, janë në total 76 milionë dollarë për ushqim dhe veshmbathje, ujë dhe barna mjekësore që iu shpërndanë 1,5 milionë personave në Siri", theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

"Pas gati 17 muajsh konflikte, situata humanitare është e tmerrshme dhe po përkeqësohet me shpejtësi", shtoi presidenca amerikane.
"SHBA përshëndesin bujarinë e Turqisë, Jordanisë, Libanit, Irakut dhe vendeve të tjera që mirëpresin dhe ndihmojnë të arratisurit nga mizoritë e tmerrshme të kryera nga regjimi i Bashar al-Assad-it", veçoi Shtëpia e Bardhë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›