Gradeci: Vetëm kur doli nga salla, mjeku francez mësoi se kishte operuar Enverin
Vijon rrëfimin e çuditshëm, vetë shefi i grupit të sigurimit personal të liderit të shtetit komunist.
Sulo Gradeci tregon momentet e pabesueshme për misterin dhe sekretet që përcilleshin, problemet që kishin të bënin me personin e Enver hoxhës.
Si është historia e dhimbjes së madhe që Enver Hoxha kishte në shputën e dorës së djathtë, ku mjekët e tij nuk merrnin guximin për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale
Urdhri super sekret i Mehmet Shehut, që dërgoi Sulo Gradecin në takimin e mjekut të famshëm të Francës, Rual Kamil.
Çfarë u bisedua në Paris me mjekun e njohur dhe cili ishte truku i përdorur për ta sjellë mistershëm në Shqipëri, pa i treguar për pacientin e veçantë që do të kishte në tavolinën e operacionit.
Historia e bisturive të operacionit, të cilat Sulo Gradeci i bleu në tregun e lirë të Parisit për të shmangur bisturitë personale të mjekut të famshëm Rual Kamil. Çfarë ndodhi të nesërmen me doktor Kamilin, kur mësoi se pacienti i shtrirë në sallën e operacionit kishte qenë vetë lideri i gjithëpushtetshëm i shtetit komunist, Enver Hoxha. Këto dhe të tjera, në intervistën e mëposhtme të vetë Sulo Gradecit
(Vijon nga numri i kaluar)
E ndërpremë bisedën e numrit të kaluar, zoti Gradeci, pikërisht në ditët që në Tiranë mbërriti mjeku i famshëm Rual Kamil (Roy-Camillo). Si e servirët ftesën për të ardhur në Shqipëri për të kontribuar me mendime të vlefshme në pavijonet e shëndetësisë sonë, të cilat kishin nevojë për mendimet dhe përvojën e jashtëzakonshme të doktorëve të shquar si ai. Por e vërteta si u stis e gjithë ajo histori, ka qenë që ai të operonte shputën e dorës së vetë Enver Hoxhës, e cila kishte një pikë dhimbjeje të fortë të shkaktuar prej diabetit, apo jo?
Po. Siç jua shpjegova nga numri i kaluar, te mjeku i shquar në Paris, unë shkova me porosi të Mehmet Shehut. Së bashku me Petrit Gaçen bëmë takimin, me pretekstin se unë kisha dhimbje në gju.
Po ju kishit vërtet dhimbje në gju, apo jo?
Patjetër që kisha, por këtë rast unë e shfrytëzova jo për vete por për të kryer detyrën e ngarkuar. Problemi ishte që ai të vinte në Shqipëri, të cilën nuk e kishte vizituar ndonjëherë, por pa u kuptuar aspak qëllimi ynë. Madje për të qenë i përgatitur edhe për operacionin që ne e kishim detyrë kryesore, Profesor Petriti i tha se ndiqte shëndetin e tim eti dhe i përshkroi portretin e Enver Hoxhës, ku i tregoi dhe për ndërhyrjen që kishte nevojë. Si morëm aprovimin e tij, duke na thënë se kishte shumë dëshirë të vizitonte vendin tonë dhe se po t’i paraqitej rasti do të vinte patjetër, vijuam pastaj për dëshirën tonë të madhe që të kishim në vendin tonë një mjek të atyre përmasave, sepse vetë mjekësia jonë kishte interes për mendimet dhe sugjerimet e tij.
Kjo u bë për të mos u kuptuar fare arsyeja përse kishte ardhur?
Pikërisht kështu. Jua theksova shumë herë nga numri i kaluar, por po jua përsëris prapë, se sekreti i veprimeve te Enver Hoxha ruhej me fanatizëm. Askush dhe për asgjë që kishte lidhje me Enver Hoxhën nuk mësohej më tej se ai që merrej konkretisht. Ndërsa tashmë ai kishte dorën të sëmurë, gjë që kërkonte medoemos një ndërhyrje kirurgjikale nga një kirurg shumë i kualifikuar, për faktin se në pëllëmbë të dorës, sipas mjekëve, mblidheshin shumë inde, etj. Pra ardhja e mjekut jo vetëm që u bë në mister për arsyen e vërtetë, por edhe bisturitë e tij nuk do të përdoreshin në dorën e Enver Hoxhës. Neve, si të thashë dhe bëj mirë që të ta rikujtoj, i blemë të gjitha materialet e një operacioni, që do t’i duheshin doktorit kur të ndërhynte në dorën e shokut Enver.
Po doktori nuk dinte gjë, apo jo?
Eee, doktori e mësoi vetëm si kishte mbaruar punë, që kishte operuar Enver Hoxhën. Atij as që i shkonte mendja gjatë operacionit, se ai burrë i shtrirë në atë sallë ishte pikërisht udhëheqësi i shtetit.
Po atëherë, ndërsa ai s’dinte gjë, jam kurioz se përse kishit frikë për bisturitë e tij, që të përdoreshin në dorën e Enver Hoxhës?
Sepse vërtet sekreti që i mbanim atij vetë, - se kë do të bënte operacion, - kishte rëndësi të madhe, se ishte një mënyrë e ruajtjes së udhëheqësit, por mendonim edhe tjetër gjë: Që ndoshta një linjë agjenture e cila mund të ishte edhe shumë afër nesh, pikaste faktin që doktori në fjalë do të ndërhynte me bisturi në trupin e Enverit. Pas kësaj mund të bëhej një tentativë që në valixhen e tij të vendosej që në Francë një bisturi tjetër, dhe pa ditur ai gjë fare bëhej hataja. Agjenturat çfarë s’mund të bënin. Ne ishim të vëmendshëm në çdo rast. Prandaj edhe mundëm ta kryenim me sukses detyrën dhe Enver Hoxha të vdiste vetëm nga natyra dhe të gjitha tentativat që u bënë për ta eliminuar fizikisht sa ishte gjallë kanë dështuar dhe për këtë kam arsye të jem krenar. Jemi krenarë edhe përballë eskortave presidenciale amerikane, të cilët nuk mundën ta ruanin dot presidentin Kenedi, ndërsa neve nuk të falnim.
Në ç’kuptim?
Neve nuk na ndodhte, se ishim të betuar jo vetëm solemnisht por me ndërgjegje dhe bindje të plotë, se Enver Hoxhën do ta ruanim me jetën tonë, kështu që në rast se do të ndodhte një tentativë atentati mbi të, ne kishim llogaritur vetëmohimin.
Pra, doktori i famshëm i Francës mbërriti në Shqipëri?
Pas dëshirës së tij për të parë Shqipërinë, ku do të bënte edhe operacionin e premtuar, dhe ftesës së mjekësisë sonë, e cila kishte kënaqësi të kishte të ftuar njerëz të posaçëm, u sollën rrethanat të tilla, që vizita u bë e mundur. Ai sigurisht u prit shumë mirë. E vendosën në një vilë të mirë dhe i vendosën përkthyes dhe shoqërues. Sigurisht, këtë e justifikonin para tij se ishte i ftuar në vendin tonë dhe si i tillë, ne kishim rregulla të kësaj natyre.
Dhe shkoi në sallë?
Kur e çuam në sallën ku do të operohej Enver Hoxha, ai pa se ajo ishte e kompletuar me gjithçka nevojitej. Nuk dallonte nga sallat moderne që ishin në Francë. Që nga perdet, madje deri te aparaturat e montuara dhe pajisjet e operacionit në tavolinën e mjeteve. “Po unë e paskam marrë kot valixhen me pajisjet”,- u tha ai mjekëve që e shoqëronin, të cilët në fakt ishin vetë mjekët që do të asistonin në operacionin e Enver Hoxhës, Petrit Gaçe dhe Ylli Popa, teksa shikonte atë sallë në klinikën speciale. “S’ka problem, - ia kthyen ata, - në se s’të nevojiten ato që keni sjellë vetë, ndoshta s’është nevoja t’i përdorësh”. Kështu, pak orë më mbrapa ai hyri në sallën ku rrinte pacienti i shtrirë, që ishte vetë Enver Hoxha, por që ai as që e kishte idenë kush ishte. Gjithmonë mendonte se ishte pacienti që ai kishte premtuar në Paris ta operonte.
Po në rast se ai do të thoshte për shembull, se nuk punonte dot me mjete të tjera operacioni dhe se ishte mësuar me të tijat, si do ta zgjidhnit?
Së pari, ishte e vendosur që ai të mos i përdorte bisturitë që kishte sjellë nga Parisi. Se s’mund të vendosnim në dorën e Enver Hoxhës çdo lloj bisturie. Ajo që do vepronte në atë dorë, ishte blerë dhe kishte ardhur në klinikë, siç ju thashë, sipas një procedure tepër rigoroze. Për këtë gjë ne përdorëm me mjekun fillimisht variantin e parë, që ai i pa se nuk mungonte asgjë në sallë. Fati e deshi që tha menjëherë se, meqenëse ishin vetë në sallë, ai do të përdorte ato të sallës.
E kisha fjalën në rastin nëse do të ngulte këmbë për shembull për të përdorur të vetat; çfarë kishit menduar t’ia anulonit këtë dëshirë?
Sigurisht duhej kujdes i jashtëzakonshëm, që së pari, ai të mos ofendohej, dhe së dyti, te ai të mos lindte asnjë dyshim se përse ishte kjo masë sigurie. Pra, jam duke thënë se ishte i zgjuar, por duhej takt shumë i madh. Në këtë pikë kishte rëndësi që ai të mos ofendohej, se gjendja e tij shpirtërore do të kishte të bënte ndoshta dhe me rezultatin e operacionit. Në rastin që do të donte të vetat, sigurisht mjekët tanë do t’i thoshin që “si të doni, le të montojmë këto tuajat”, se flitej edhe për aparatura të montuara, etj. Pra ideja është që të sorollateshin gjërat në mënyrë të tillë sikur s’kishte asgjë të paramenduar dhe do bëhej si të donte ai, etj, etj.
Kur e mësoi se ishte Enver Hoxha?
Pak orë më mbrapa si Enver Hoxhën e kishim çuar që nga klinika në shtëpinë e tij çuam edhe doktor Kamilin për t’i parë plagën. Ai ndërkaq e kishte marrë vesh faktin. Mendoj se e ka mësuar nga ambasada e tij, se nuk besoj se ambasada të mos e dinte ku shkonte dhe në çfarë klinike bënte operacion.
Ambasada, e dinte se ishte i ftuar në vendin tonë?
Patjetër. Në Tiranë kishin ardhur edhe mjekë të tjerë francezë. Kështu sigurisht, ajo mendoj se ishte në dijeni për ardhjen e një qytetari të saj në Tiranë dhe se pritej për arsye profesionale, për të kontribuar me mendimet e tij në strukturat shëndetësore. Por pas operacionit në klinikën speciale të udhëheqjes, nuk mendoj se nuk mësuan se kush ishte bërë operacion nga mjeku i tyre. Por pas kësaj nuk kishte më vlerë sekreti, pasi operacioni ishte mbaruar.
Ai nuk njohu asgjë kur kishte Enver Hoxhën shtrirë dhe do të përdorte mbi të bisturitë?
Po, nuk mundej ta njihte. Ai ishte i shtrirë, ndërkohë që s’është se e kishte parasysh shumë portretin e tij. Atë ditë di saktësisht se ka qenë data 3 shkurt e vitit 1979. Në sallën e operacionit, përveç mjekut francez dhe anestezistit të tij, asistonin profesor Petrit Gaçe dhe profesor Ylli Popa. Gjithashtu ndodhesha edhe unë me aparatin fotografik, ku i kam fiksuar ato momente të atij operacioni të vështirë.
Nga e patë juve që ishte i vështirë operacioni, kur bënit vetëm fotografi?
Nuk është vështirë të kuptosh situatën që kalojnë mjekët ndërsa marrin e japin mbi pacientin. Si ju thashë, siç më kishin shpjeguar mjekët, ai operacion ishte i veçantë, pasi në pëllëmbën e dorës grumbullohen shumë inde, ngacmimi i të cilave sjell për organizmin e njeriut pasoja të mëdha. Ndërkohë që operacioni vijoi disa orë. Por gjithsesi përfundimi ishte me shumë sukses. Pas kësaj, mjekun e shoqëruan me respekt të madh për te vila ku e kishin akomoduar.
Ai, deri në atë moment nuk mësoi akoma për pacientin e veçantë?
Hiç fare.
Ju e çuat edhe në shtëpi të Enver Hoxhës, apo jo? Thua s’i kanë bërë përshtypje rojet dhe ushtarët e shërbimit të Bllokut?
Absolutisht jo. Kaluam një postbllok ushtari te godina e Komitetit Qendror të Partisë, ku vetëm një ushtar ishte, dhe në bllok nuk kishte gjë. Edhe te vila shërbimi i oficerit të katit të parë ishte në zyrën e tij dhe nuk dilnin në këto raste. Vila të tilla ata kishin private me shumicë, kështu që aty nuk mori vesh fare nga ana e shtëpisë.
Po kur mësoi për Enver Hoxhën, çfarë tha?
Është moment shumë i veçantë dhe shumë emocionues. Ka qenë disa orë pas operacionit, kur ata shkuan për të parë plagën. Por siç ju shpjegova më lart, tashmë pas operacionit e kishte mësuar sekretin e madh. Kështu që, kur hyri në sallon dhe e gjeti shokun Enver të qeshur, u përqafuan të dy si të njiheshin prej kohësh dhe i tha:
- Unë kam sot dy gëzimet më të mëdhaja të jetës. Një gëzim është se unë kam operuar Presidentin e Shqipërisë dhe gëzimi i dytë është se sot kam marrë lajmin se ime shoqe ka lindur djalë. Pas kësaj, kur pa se plaga kishte marrë për mirë, kaluan në bisedë të lirë.
Jam kurioz se për çfarë u bisedua dhe a dinte gjë për Shqipërinë?
Ka qenë një bisedë që më ka bërë përshtypje të madhe. Kuptohet se para Enver Hoxhës ai ishte një mjek, madje tepër i shquar, por kur u përball me mendimin teorik të Udhëheqësit shqiptar, ai ka ngelur pa gojë. Brenda kanë qenë edhe mjekët e tjerë që shërbenin pranë tij. Së pari e pyeti për Francën. Për historinë e saj. Për revolucionet dhe etapat e zhvillimit. Pastaj foli për fiset e ndryshme dhe prijësit e tyre, se si ata në shekullin e 11-të, u bashkuan dhe formuan shtetin frëng. Kur pa se mjeku kishte mangësi në këtë temë e mori dhe e çoi te biblioteka, të cilën besoj ai mjek nuk e kishte hasur ndokund. Nxori një sërë librash nga arkivi i veçantë i autorëve edhe botimeve franceze. Aq hollësisht i foli, sa që Rual Kamili ngeli i habitur dhe u shpreh se “këtu mësova historinë e Francës sime”. Pastaj Kamili tregoi se lidhjen e parë me historinë e Shqipërisë e kishte pasur kur kishte vizituar muzeumin e Vjenës, ku kishte ndeshur me shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut.
Ndërkohë, e kishte ditur se ne ishim vend komunist?
Patjetër që e dinte se ne ishim vend komunist, ndërkohë që siç jua shpreha, ajo ishte vizita e tij e parë në vendin tonë. Mbaj mend se biseda e tyre vijoi gjatë dhe me shumë pyetje e përgjigje. Pyetjet e shumta që i bëri shokut Enver kanë qenë edhe ato për Stalinin, për të cilin ai nuk kishte vlerësime pozitive. Por pas kësaj, kuptohet Enver Hoxha i foli shumë për Stalinin. I tregoi që kishte bërë disa takime me të dhe s’ishte ashtu si e përshkruanin ata të cilëve u interesonte të shkatërronin shtetin që ai konsolidoi me sakrificë dhe me gjak të pastër revolucionar të popullit rus. Ia përshkroi atë si një ideator dhe gjigant të zhvillimit teorik dhe industrial. Pastaj tema kaloi nëpër histori dhe në analiza politike të shteteve. Enver Hoxha shpërtheu dhe nuk la shembull pa sjellë në atë ditë rreth rajonit apo historisë gjithëbotërore, për të ilustruar për sa thoshte.
Po tema të tjera rreth historisë dhe politikës, u hapi?
Kur dëgjoi se ata në mbrëmje do të shkonin në koncertin e Ansamblit të këngëve dhe të valleve, u foli mbi rëndësinë e Folklorit, si bazë e domosdoshme për zhvillimin e jetës kulturore të një vendi. U foli për kompozitorët e mëdhenj si Verdi, Çajkovski, Bethoveni, etj, ku rrënjët e muzikës së tyre ishin përpunuar në opera, simfoni etj, por që vinin nga muzika popullore, tek Folklori. “Prandaj, - u tha ai, - në vendin tonë i kemi dhënë rëndësi të madhe zbulimit dhe ruajtjes të këtij thesari të madh; jo vetëm qytetet, por tek ne edhe fshatrat kanë grupet e tyre folklorike të këngëve dhe të valleve.
Kishte një qëllim në këtë bisedë, apo jo?
Ai do të dilte te një pikë shumë interesantë, siç ndodhi. Si u foli për muzikën popullore, ai shprehu keqardhjen për Ministrinë e Jashtme të Francës, e cila nuk i shfrytëzon sa duhet dëshirat e vendeve të tjera për të njohur kulturën dhe artin popullor të Francës. “Ne, - tha shoku Enver, - kemi dy vjet që kërkojmë të vijë një ansambël folklorik francez për ta njohur popullin tonë me folklorin e bukur të vendit tuaj, dhe deri më sot akoma nuk kemi marrë përgjigje.
Si ju përgjigj për këtë pretendim, doktori?
Prof. Roy-Camillo u përgjigj se në Francë Folklorit i jepet pak rëndësi, prandaj edhe grupet folklorike janë shumë të pakta.
Shoku Enver, pastaj tha se vendet kapitaliste neve na akuzojnë se gjoja tek ne shkrimtarët nuk janë të lirë të shkruajnë çfarë të duan. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse ne vendin tonë shkrimtarët kanë liri të plotë që të shkojnë në çdo skaj të Shqipërisë dhe të shkruajnë për çdo gjë që shikojnë.
Po për historinë e Shqipërisë çfarë u tha?
Gjatë bisedës që bëri më tutje shoku Enver me mjekët francezë, përmendi origjinën e lashtë të popullit shqiptar, që sipas shumë të dhënave e ka rrënjën tek pellazgët e vjetër. Ndër të tjera ai citoi Homerin, i cili në “Iliadën” kombinon dy fjalë me të njëjtin kuptim: Guropetra –shqip dhe greqisht.
Në fund ai çuditërisht, si e kaloi në gjithfarë temash bisedën, nuk harroi të fliste dhe për mua.
Çfarë tha?
Gjatë kësaj kohe që ata bisedonin, unë bëja fotografi, ndërkohë që shoku Enver u thotë atyre se “ky është një luftëtar i vjetër dhe trim. Me të kemi qenë bashkë në luftë, se ai vjen nga zonat malore, të cilat asnjë herë nuk janë shkelur nga armiku”, e gjëra të kësaj natyre. Pra e kaloi temën, nga historia te kultura, te letërsia dhe te miqtë e veçantë të tij, etj. Në këtë çast doktor Kamili, pa një monument të Skënderbeut në kalë, që mbante shpatën në pozicion luftimi, që ishte vendosur në ambientet e shtëpisë. Ishte punuar artistikisht dhe ishte një konfiguracion shumë domethënës. Monumenti ishte i një madhësie mesatare. Pra kishte përmasa goxha të mëdha. Kur ai shfaqi vlerësime të habitshme për atë figurë, shoku Enver ia dhuroi si shenjë e miqësisë, jo vetëm personale, por edhe e historisë sonë kombëtare që afrohet shumë me atë të popullit të lashtë francez. Ishte një dhuratë që mjeku i huaj u ekzaltua.
Faleminderit zoti Sulo për këtë cikël intervistash që dhatë për opinionin e gjerë nëpërmjet “Gazeta Shqiptare”
Faleminderit juve dhe gjithë publikut që na ndoqi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)