E Diel, 1 Nëntor 2026

Punëtorët e Benaf-it lënë pa ushqim qeveritarët

Punëtorët e kompanisë Benaf e cila është e kontraktuar për të mbajtur bufenë në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, kanë mbajtur një grevë mëngjesin e sotëm.

Siç merr vesh Klan Kosova, që nga mëngjesi e deri rreth orës 11 ata kanë bojkotuar punën, duke mos ofruar pije e as ushqim për punonjësit qeveritar. Kjo ngase ata janë të revoltuar me kompaninë e tyre, pasiqë nuk i kanë marrë pagat që tre muaj, dhe atë pa u ofruar ndonjë arsyetim.

Por, menaxheri Arben Gegaj, tha se kjo çështje është rregulluar dhe se shumë shpejt do t’i marrin të hollat.

E zyrtarët qeveritar, nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, ndërsa përgjigje nuk kthyen as nga ministria e administratës publike, e cila menaxhon me hapësirat publike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›