E Diel, 1 Nëntor 2026

Punëtorët e KEK-ut bëhen me sigurim shëndetësor

Të gjithë punëtorët e KEK-ut (diku rreth 7 500 sish) tash e tutje do të kenë sigurim shëndetësor, si pjesë e përfitimeve të mbuluara nga punëmarrësi. Kjo është zyrtarizuar sot me nënshkrimin e kontratës përkatëse me kompaninë “Siguria”, e cila ka fituar në tenderin e hapur për këtë, duke ofruar çmimin më të lirë, njofton shërbimi për informim i KEK-ut. Lista e sigurimit përfshin një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore.

“Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi kemi përmirësuar kushtet e punëtorëve. Edhe kontrata e sotme është një indikator që tregon se të gjithë punëtorët e korporatës do të kenë një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të begatë. Kushtet e punëtorëve do të vazhdojnë të përmirësohen edhe në të ardhmen pasi paraqesin një nga segmentet kryesore të orientimit të KEK-ut”, tha Arben Gjukaj, drejtor menaxhues i KEK-ut.

KEK është punëdhënësi më i madh në vend dhe deri tash ka mbuluar me mjete vetjake të gjitha lëndimet në vendin e punës./Indeksonline/    

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›