PDK: Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar

Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmin mbi familjen dhe shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani.
”Ky sulm i dënueshëm dhe barbar, është sulm mbi jetën, integritetin dhe sigurinë familjare të z. Limani dhe akt shqetësues për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së
“Partia Demokratike e Kosovës me keqardhje të thellë mori lajmin për sulmin me bombolë gazi në banesën dhe familjen e kryeredaktorit të Radio Televizionit të Kosovës, z. Mufail Limani.
Partia Demokratike thotë se solidarizohet me kryeredaktorin Limani dhe familjen e tij, duke dëshiruar që ky sulm të jetë i fundit që ndodh në një familje në Kosovë dhe më gjerë. /Indeksonline/