Punime intensive në hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës, gati stacioni i Vorës

Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet për hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës.
Një ekip i RTSH ndoqi nga afër punimet në një nyje të rëndësishme, në stacionin e ri të Vorës.
Stacioni Hekurudhor i Vorës do të jetë pika nevralgjike e shtratit të hekurudhës së re.
Në këtë stacion do të këmbehen disa palë shinash, të cilat degëzohen për 5 km në Rinas. Trenat në këtë linjë do të lëvizin me një shpejtësi 110 km në orë, për t’u stacionuar fillimisht në Vorë dhe më tej drejt Durrësit.
Sot, në Stacionin e Vorës u hodh shtresa e parafundit e segmentit.
Projekti Tiranë–Rinas–Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit të amortizuar hekurudhor në vend.
Një kompani italiane është zgjedhur të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34,2 km midis dhe qytetit të Durrësit, si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Agjendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën.
Në samitin e Londrës u firmos edhe financimi i rehabilitimit të segmentit Vorë–Hani i Hotit, projekt që do të paguhet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Gazetar: Bardhi Sejdarasi
/rtsh.al/