TURQI – Fidan: Armatimi në LM dhe Azi-Paqësor mund ta çojë botën në buzë të humnerës

STAMBOLL, 1 dhjetor /ATSH-AA/ – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se armatimi në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Azi-Paqësorit është në rritje dhe ka paralajmëruar se kjo mund ta çojë botën në buzë të humnerës, në prag të një rreziku të luftës bërthamore.
Duke theksuar se sistemi global po përballet njëkohësisht me tre luftra konvencionale, të cilat kanë pasoja globale, Fidan tha se Turqia është vetëm në qendër të këtyre luftrave.
”Stabiliteti në Lindjen e Mesme, Kaukazin e Jugut dhe Mesdheun Lindor si dhe në Detin e Zi është një synim parësor për ne”, tha Fidan duke folur në Forumin Botëror të TRT-së në Stamboll.
Fidan theksoi se OKB-ja, një organizatë e krijuar për “ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, nuk arriti të përmbushë misionin e saj.
”Asnjë rend nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse nuk bazohet në drejtësi”, shtoi ai.
Shefi i diplomacisë turke gjithashtu theksoi nevojën për të reformuar komunitetet globale në fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, ekonominë dhe drejtësinë./ a.jor.