Punimet në Kuvend, miratohen disa projektligje

Tiranë, 29 tetor NOA-Rreth 6 projektligje dhe disa akte normative janë miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të pasdites, e drejtuar nga kryetarja Jozefina Topalli.
Ndër projektligjet përmenden, pr/ligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Patentave Evropiane, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO), pr/ligji Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2002, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës Për procedurat civile, pr/ligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005 Për ndihmën shtetërore dhe
Pr/ligji Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi.
Ndërsa në lidhje me aktet normative të miratuara në Kuvend, përmenden disa ndryshime për ligjin e shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë, mbi tokën bujqësore, të ndryshuar, aktin normativ për Për një ndryshim në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave, të ndryshuar.