E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri kinez takim me kryeparlamentaren Topalli

Tiranë, 29 tetor NOA-Zv/kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang dhe delegacioni që e shoqëronte atë është pritur sot pasdite nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zv/kryeministri   Dejiang, duke falenderuar për miqësinë dhe  mikëpritjen e përzemërt nga ana e shtetit shqiptar, vlerësoi se ishte i  nderuar që kishte zgjedhur të bënte vizitën në Shqipëri pikërisht në jubileun  e  60 vjetorit të vendosjes së  marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Topalli vlerësoi Kinën si një model të zhvillimit të  shpejtë të ekonomisë, mbështetur edhe në arritjet e jashtëzakonshme në  teknologji dhe industri elektronike dhe theksoi se për Shqipërinë janë me interes të madh, shkëmbimet në këto fusha.

 Zvkryeministri  Dejiang e siguroi Kryetaren e Kuvendit se Kina, është e vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për  dinamizimin e marëdhënieve ekonomike tregtare me Shqipërinë, dhe në tërësi bashkëpunimin  në të gjitha fushat.

Ai i tha Kryetares së  Kuvendit se ka kënaqësinë t'i bëjë  asaj me dije se Kina ka pëcaktuar  Shqipërinë si prioritet në listën e destinacioneve turistike për turistët kinezë.

m.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›