Punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë, përfundon 87% e projektit

Punimet për ndërtimin e rrugës Elbasan–Rrogozhinë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi i projektit ka arritur në 87%.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi, duke bërë me dije se aktualisht puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit.
Në këtë pjesë të projektit, puna po vijon në dy ura, ndërsa punimet për mbistrukturën në dy ura të tjera janë drejt përfundimit.
“Vijon me ritme të larta puna në 6 fazat e para të rrugës Elbasan–Rrogozhinë. Aktualisht, po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%. Në Elbasan–Papërr Faza 3 po punohet për realizimin e shtresave asfaltike në veprat e artit të mëdha, konkretisht në dy ura, ndërkohë që janë drejt përfundimit edhe punimet e mbistrukturës në dy urat e tjera. Ecuria e punimeve në këtë kantier tregon një progres të rëndësishëm, i cili është drejt përfundimit, duke garantuar realizimin në kohë të objektivave të parashikuara për këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore”, shkruan Rama.
Rruga Elbasan–Rrogozhinë konsiderohet një prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore me synim dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve përgjatë këtij aksi.
/rtsh.al/