Punimet në njësinë administrative Rrethina, Beci: Investim strategjik për zonën, lidh 3 fshatra

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka inspektuar sot nga afër punimet në rrugët “Todi Germeni” dhe “Udhëtari” në njësinë administrative Rrethina.
Ai së bashku me banorët e zonës ka parë nga afër punimet e këtyre rrugëve, të cilat prej vitesh kanë sjellë probleme në përditshmërinë e jetesës së banorëve të zonës.
Sipas Becit, ky investim konsiderohet si një investim strategjik për zonën pasi lidh tre fshatra, Shtojin e Ri, Golemin dhe Grudën me aksin nacional Shkodër-Koplik, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin për komunitetin e zonës.
“Rruga, me një gjatësi prej 2,2 km, ishte lënë në harresë për dekada, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët, sidomos gjatë stinës së dimrit kur balta dhe gropat me ujë e bënin thuajse të pakalueshme”, thuhet në njoftimin e bashkisë Shkodër.
Punimet në Njësinë Administrative Rrethina 1 nga 9/a.f/r.e/