Punimet në segmentin Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut, Karakaçi nga Shkodra: Kontraktorët të përshpejtojnë ritmin sepse jemi në fillimin e sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar këtë të hënë ecurinë e punimeve në segmentin rrugor Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut, në Shkodër.
Gjatë inspektimit, Karakaçi theksoi nevojën për përshpejtimin e ritmit të punimeve, duke pasur parasysh nisjen e sezonit turistik dhe fluksin e shtuar të lëvizjes në këtë zonë.
“Kemi kërkuar që kontraktorët të përshpejtojnë ritmin sepse jemi në fillimin e sezonit turistik. Do marrim masat bashkë me policinë që të kemi një plan trafiku më të mirë”, u shpreh ai.
Autoritetet synojnë që përmes koordinimit me Policia e Shtetit të menaxhojnë më mirë qarkullimin dhe të minimizojnë problematikat për drejtuesit e mjeteve gjatë periudhës së verës.