Kultivimi i ullirit, perfundon studimi i fisibilitetit, kosto 200 mln USD
Studimi i fisibilitetit per kultivimin e ullirit do te jete gati ne muajin shtator. Ministri i Bujqesise Jemin Gjana tha per mediat se, ky projekt eshte nder me te rendesishmit qe do te mbuloje dikasteri i bujqesise ne vitet e ardhshme. "Kemi kaluar para dy javesh draftin e pare te studimit te ullirit dhe besoj se ne shtator do te kemi variantin perfundimtar te studimit per ullirin. Jane hartografuar, rreth 60 mije hektare siperfaqe, e cila nje pjese eshte ullishte dhe pjesa tjeter do te mbillet me ullishte te reja per te shkuar te kufiri 20 milione rrenje ullinj ne Shqiperi, brenda nje periudhe afatmesme", sqaroi Gjana. Sipas tij, vec detajimeve te siperfaqeve, caktimit te marredhenieve financiare mes shtetit e privatit, ndarjes se fondeve buxhetore per kete qellim eshte menduar edhe per krijimin e qendrave qe do te merren me kultivimin e fidaneve "Vlera e investimit te shtetit mund te jete nje vlere e cila mund te shkoje tek 150-200 milione dollare, duke pasur parasysh edhe mbeshtetjen e sektorit privat. Ne po presim. Universiteti bujqesor i Tiranes ka ne dispozicion gjysme milione dollare per impiantin e prodhimit te fidaneve ne bazen prodhuese te universitetit", tha ministri. Programi shteteror per shtimin e siperfaqeve te mbjella me ullinj apo sic njihet programi i ullirit i cili eshte ne fillimet e veta, eshte menduar te zgjase per nje periudhe shumevjecare.