E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punojnë veç për integrimin!

Vargje nga Arben Duka

Mu kujtua ashtu kot,

Kur Sherifi ka kënduar:

Po ku ishe ti o Zot,

Kur ne rronim të përgjuar?!

E kërkova atë këngë,

Në çdo raft të fonotekës,

Por çdo çast më dilte para,

Një portret i Ilir Metës!

Ta qaj hallin more Meta,

Një herë gjumë i qetë nuk fjete,

Të qenka përgjue jeta,

Jo në një, po në dy shtete!

Ti ke qenë në politikë,

Pak a shumë një rob i hapur,

Çne që del nëpër gazeta

Një bisedë që të kanë kapur?!

Ty tu sul Prokuroria,

Por aspak këtu su fike,

Shumë më pak bëri Fratini

Por ia tundin atkarrige!

Se atje gjërat janë ndryshe,

Ndryshe punët funksionojnë,

Për afera si të tuat

Si një zog të fluturojnë!

Natyrisht nga Italia,

Ty dot nuk të prek as miza,

Këtu gjyqet do të mbyllen,

Sa të dali ekspertiza!

Ti Ilir je stekë e vjetër,

Dhe se çan trapin kollaj,

Le të dalë dhe përgjim tjetër,

Prapë do dalësh i pafaj!

Në një mendje të tërë jemi,

Në kët vend zhytur në krim

Çdo aksion ti, Sala, Rama

E bëni për Integrim

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›