E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjës i Ministrisë së Jashtme aksidentohet pranë institucionit, ministri Hasani: Jashtë rrezikut, mirënjohje për Urgjencën Kombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur këtë të mërkurë në afërsi të godinës së ministrisë, ku një punonjës i institucionit u përplas nga një automjet teksa po kalonte vizat e bardha.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri ka shprehur mirënjohjen për reagimin e shpejtë të Urgjencës Kombëtare, Spitalit të Traumës dhe Policisë së Shtetit. Ai ka bërë të ditur se punonjësi ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme.

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumë.”, shkroi Hasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›