E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punonjësi rrëzohet nga koshi i vinçit teksa priste pemë/ Humb jetën 35-vjeçari në Durrës

Një 35-vjeçar me iniciale A.L ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

I riu ka qenë duke prerë degët e pemëve, kur ka rënë nga koshi i vinçit të punës.

Si pasojë e kësaj, punonjësi ka humbur jetën në vend.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›