E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, te rinjve: Me 23 qershor rrezoni murin e bllokimit Eva Gjura

Politika shqiptare ka kremtuar dje 8 dhjetorin, date e cila prej 22 vitesh cilesohet si "Dita e Rinise", pasi 22 vjet me pare studentet e Tiranes me ane te protestave u dhane nje kthese te madhe zhvillimeve politike ne Shqiperi duke shenuar rrezimin e regjimit komunist. Per te festuar kete dite te shenuar, kryeministri Sali Berisha zgjodhi nje takim festiv me te rinjte dhe te rejat ne mjediset e Pallatit te Sportit "Asllan Rusi", ne Tirane. Gjate takimit, z. Berisha ka kerkuar nga te rinjte qe me 23 qershor te rrezojne murin e bllokimit ashtu sic bene studentet e dhjetorit duke rrezuar murin e diktatures, si ndeshkim per bllokimin e procesit te integrimit qe neobllokmenet e rinj i bene Shqiperise. "Une jam i bindur se ju, te rinjte dhe te rejat e Shqiperise, po prisni me padurim qe me 23 qershor te vitit qe vjen te rrezoni me voten tuaj te lire murin e bllokimit te endrres tuaj evropiane qe kane ngritur pinjollet e bllokmeneve hoxhiste", tha z. Berisha.

Kryeministri ka pohuar faktin se 22 vite nuk kane qene te lehta per Shqiperine e po ashtu ka theksuar se vendi yne ka arritur gjate ketyre 22 viteve me shume se cdo vend tjeter, sic eshte liberalizimi i vizave apo anetaresimi ne NATO, por jane hasur edhe pengesa e bllokime nga bijte e neobllokmeneve per realizmin e proceseve integruese. "Sot, pas 22 vitesh, bijte e eterve qe ngujuan Shqiperine ne izolimin me te erret ne tere historine e saj, perdorin voten e tyre ne Parlament, pushtetin qe u kane dhene qytetaret qe ju bene te lire, per te bllokuar projektin tuaj evropian. Neobllokmenet e rinj duan te hakmerren ndaj jush, per 'Vaterlone' qe ju u rezervuat eterve te tyre ne dhjetorin e vitit 1990", theksoi kryeministri. Kreu i qeverise ka deklaruar se arkitektet e se ardhmes do te jene te rinjte, ndaj theksoi ai, "ne duam voten tuaj per te kapur se bashku, ne mandatin e ardhshem, cilesite me te larta te shkollimit, per tu bere ju arkitektet e vertete te se ardhmes se shkelqyer tuaj, te shqiptareve, te femijeve tuaj, te brezave qe vijne, per shqiptaret liria dhe rinia jane nje binom perjetesisht i pa ndare". Duke mbyllur fjalen e tij, kryeministri Berisha iu ka uruar te gjithe shqiptareve, te rinjve dhe te rejave, "Gezuar Festen e Lirise".

8 dhjetori

Jam shume i lumtur qe kremtoj se bashku me ju 8 dhjetorin, diten e rinise, diten tuaj, qe eshte edhe ditelindja e lirive dhe dinjitetit, te drejtave te mia njerezore, si dhe te mbare shqiptareve

Privimi

Me 8 dhjetor 1990, studentet liberatore dhe prijesi i tyre legjendar, Azem Hajdari, gjunjezuan regjimin e bllokmeneve primitive qe iu ndalonte shqiptareve me ligj dhe kushtetute besimin tek Zoti e te drejtat e tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›