E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, në pranga i kërkuari nga INTERPOL-i


Policia e Kukësit ka prangosur mëngjesin e sotëm një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i.

Burime policore lokale njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Lavdërim Mati, i kërkuar nga drejtësia daneze për trafik droge.
Mati, i pajisur me pasaportë gjermane, u ndalua teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›