France vazhdon mallkimi i reality show Survivor

Ka shijen e një mallkimi ajo që po ndodh në realiti shou francez “Survivor”. Dy javë më parë humbi jetën si pasojë e një ataku në zemër një nga konkurentët. Ndërsa një ditë më parë është publikuar lajmi për vetëvrasjen e mjekut zyrtar të këtij emisioni. Në një letër të lënë pas, mjeku Tieri Kosta mbrohej nga akuzat e mediave se nuk kishte bërë të pamundurën për të shpëtuar jetën e konkurentit 25 vjecar. Administratori i deleguar i produksionit të shfaqjes është shprehur i zemëruar për akuzat e pabaza dhe informacionet false të shpërndara nga mediat franceze këto ditë. Ekspert në mjekësinë e urgjencës, Kosta punonte për këtë shfaqje prej katër sezonesh. Ai ishte i pari që i erdhi në ndihmë 25 vjeçarit. Në letrën e lënë pas ai ka kërkuar që trupi i tij të digjet dhe që hiri i tij të mos lihet në Francë ku i shkatërruan reputacionin.