E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punonte si roje në një objekt privat/ Korçë, gjendet i pajetë i moshuari, dyshimet e para

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në zonën industriale të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari Nikollaq Kacimbro punonte si roje pranë një biznesi.

78-vjeçari kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›