E Shtunë, 31 Tetor 2026

Purda ekstradohet në Serbi

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 13:00

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka miratuar ekstradimin në Serbi të një veterani kroat të luftës, i kërkuar për krime të kryera gjatë konfliktit serbo-kroat, në fillim të viteve të 90-ta.

Në një deklaratë, gjykata theksoi se nuk gjeti pengesa për ekstradimin e Tihomir Purdas, por i dha avokatit të tij tri ditë kohë për të apeluar vendimin.

Purda kërkohet për krime të kryera kundër serbëve, gjatë luftimeve në qytetin kroat të Vukovarit në vitin 1991.

Qeveria kroate e kundërshtoi ekstradimin, duke thënë se Purda nuk ka bërë asnjë shkelje.

Purda u arrestua muajin e kaluar në Bosnje, duke nxitur protesta dhe zemërim në Kroaci dhe duke rikthyer tendosjet mes Zagrebit dhe Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›