E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq ish-diktatori tunizian Ben Ali

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 13:03

Ish-presidenti tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali, i arratisur nga vendi pas protestave masive në mesin e muajit janar, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite, raportoi televizioni "France 24".

Lajmi duhet ende të konfirmohet nga rrjetet e rëndësishme ndërkombëtare, por "France 24" citoi "burime të sigurta spitalore". Përpara dy ditësh, e përditshmja “Le Monde” informoi e para se diktatori 74-vjeçar kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në gjendje kritike në një spital në Xhedah.

Brenda disa orësh, edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmes franceze.

Ben Ali ishte në koma dhe shanset e tij për mbijetesë ishin cilësuar 50-50. Sipas informacionit flesh nga “France 24”, Ben Ali vdiq rreth orës 11.

Lajmi mund të pritet me kënaqësi në Tunizi, ku njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendit u largua pas 23 vitesh në pushtet, por vetëm pasi morri në avionin e tij personal një pasuri marramendëse, të përfituar nga abuzimet me detyrën.

Arabia Saudite kishte pranuar t’i akordonte Ben Ali-së statusin e azilit politik. Së shpejti pritet të mësohet më shumë rreth rrethanave të vdekjes së tij. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›