Nusja shqiptare bëhet serbe

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 12:40
Të paktën 200 vajza nga Veriu i Shqipërisë janë martuar në zonat e thella të Serbisë. Njëra prej tyre, 32 vjeçe nga Tropoja, ka marrë pasaportën serbe nga ministri i Brendshëm i Serbisë.
Luma Milisheviq humbi bashkëshortin pa mbushur ende tre vjet martesë dhe kërkoi nënshtetësinë serbe, për të rritur e ve dy fëmijët që pati nga martesa e pafat.
32 vjeçarja ka vendosur të qëndrojë në Serbi për të rritur 2 fëmijët edhe pse, sipas ligjit serb, duhej të mbushte 3 vjet martesë për të marrë pasaportën vendase.
Historia e saj është pasqyruar nga mediat në Serbi, pasi iu dorëzua pasaporta nga vetë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.