E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pusetat e hapura pushtojnë rrugën Don Bosko

Vetëm 3 javë më parë, kjo lagje në zonën e Don Boskos u kthye si një nga lagjet e përmbytura të Shkodrës, ku banorët nuk mund të dilnin nga shtëpitë e tyre. Tashmë më këtë bllok pallatesh përveç përmbytjeve që pëson sa herë që bie shi një rrezik serioz janë kthyer dhe pusetat, të cilat janë lënë të gjitha të hapura. Me një gjendje të tillë në një zonë të banuar,

rreziku është serioz jo vetëm për makinat por edhe për banorët, të cilët duhet të jenë tepër të kujdesshëm për pikasjen e pusetave të hapura. Rikonstruksioni i rrugës nga pushteti vendor ka filluar prej kohësh, por ky rikonstruksion nuk do të thotë që mbi pusetat e hapura të mos vihen shenja paralajmëruese në mënyrë që çdokush të ecë lirshëm mbi trotuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›