E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushimet e dimrit, nxënësit kthehen në banka, pavarsisht kushteve atmosferike

Institucionet arsimore parauniversitare i janë rikthyer procesit mësimor pas pushimeve dyjavore. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tha se pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha shkollat janë hapur.

“Në të gjitha institucionet arsimore private dhe publike i janë kthyer procesit mësimor normalisht”, tha Kadija.

Lajmi i mirë këtë vit është heqja e gazit në të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër. Sasitë e druve dhe lëndës djegëse për kaldajat janë të mjaftueshme, tha Kadija.

Në territorin e Bashkisë Shkodër janë 44 institucione shkollore, të cilat këtë të hënë vijuan normalisht procesin mësimor.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/   

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›