E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushohen nga puna, 8 shoferë kryqëzohen në shenjë proteste

Puna është shumë e rëndësishme për njerëzit, aq sa kur e humbasin vendin e punës reagojnë shumë emocionalisht dhe ndonjëherë jashtë asaj që quhet njerëzore.

Në shtetin latino-amerikan të Paraguajit, 8 shoferë  kanë gozhduar veten në kryqe si formë proteste pasi janë larguar nga puna nga një kompani transportuese.

Ata e kanë humbur vendin e punës pasi kërkesa e tyre për rritje rroge ishte hedhur poshtë nga kompania, ka njoftuar një nga ligjvënësit e këtij shteti.

Shoferët nga qyteza veriore e Luque, janë gozhduar në kryqe prej druri, të vendosur në tokë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›