E Diel, 1 Nëntor 2026

Philomena rremben duartrokitje te shumta ne festivalin e Venecias

“Filomena”, e regjisorit britanik Stefën Frirs, ka marrë shumë duratrokitje në Festivalin e Venecias duke pretenduar dhe një garë të fortë për marrjen e “Luanit të Artë.
Filmi trajton historinë e një gruaje, t ë interpretuar nga Xhudi Denç, e cila pas 50 vjetësh kërkon të gjejë djaline saj, që ëshët adoptuar nga një familje amerikane.
Regjizori shprehet se me këtë film shpreson të ketë treguar një histori pa shumë zbukurime, të protagonistes së vërtetë që është një figurë shumë e rëndësishme.
Por nuk ka kaluar pa u vënë re dhe |filmi i Xhejms Franko, “Djali i Zotit”. Një vrasës serial, nekrofil dhe përdhunues me emrin Lester Balard e gjen veten duke jetuar në një shpellë me kufomat e tij dhe lodrat e pellushit.
Sukses ka pasur dhe “Filmat e Natës” nga Keli Reikard, me historiënë e tre të rinjve ambientalistë radikalë që vendosin të hedhin në erë një digë Hidroelektrike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›