E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushohet çështja kundër Fatmir Mediut

Pushohet çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja është pushuar për shkak se nga 7 shtatori Mediu ka imunitet pasi është deputet.
Menjëherë pas vendimit kanë reaguar familjarë të viktimave të Gërdecit, duke deklaruar se Gjykata i vrau për të dytën here dhe se do të bëjnë vetëgjyqësi. Famijarë të viktimave të Gërdecit thanë se Mediu nuk duhet të fshihet pas imunitetit.
Kërkesa për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut erdhi nga avokatët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›