E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushohet ceshtja per punetorin i akuzuar kreu i Omonias se Korces

Boboshtica Dosja brenda javes ne gjykate. Prokuroria Naum Disho pergjegjesi i vetem per dhunimin e varrezave

Rrezohen akuzat ndaj Alqi Koroveshit i cili akuzohej per dhunimin e varrezave te Boboshtices. I vetmi person i akuzuar eshte kreu i organizates minoritare Omonia se rajonit te Korces Naum Disho. Lajmi eshte konfirmuar nga organi i akuzes i cili ka bere te ditur se kryetari i Omonias rezulton te jete pergjegjesi i vetem per punimet qe jane kryer ne varrezat e fshatit Boboshtice ku u kryen punime me beton ne pjesen e rruges qe te con drejt memorialit qe perkujton te renet ne luften italo-greke. Prokuroria e Korces ka pushuar keshtu ceshtjen ne ngarkim te punetorit Alqi Koroveshi. Pas dy jave hetimesh dhe seancash te marrjes ne pyetje te deshmitareve por edhe vete Koroveshit qe ka kryer punimet mbi varrezen e vjeter te ketij fshati organi i akuzes ka pushuar ceshtjen ndaj muratorit nga Polena. Ky i fundit u cua per ndjekje penale ne gjendje te lire nga ana e policise per vepren penale te dhunimit te varreve pasi nga deshmite dhe denoncimit te bere nga nje banori i fshatit rezultonte se Koroveshi ishte personi qe kishte punuar per disa dite per ndertimin e kryer. Por pas marrjes ne pyetje dhe verifikimeve te kryera ndaj Alqi Koroveshit jane mbyllur hetimet dhe ceshtja ne ngarkim te tij eshte pushuar por ka nje tjeter emer qe eshte nen akuze ne kete faze te hetimit dhe ai eshte kreu i Omonias Naum Disho. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se i vetmi person pergjegjes per dhunimin e varrezave dhe nen akuze mbetet kryetari i organizates minoritare per rajonin e Korces emri i te cilit eshte permendur nga deshmite qe jane marre gjate procesit hetimor nga banoret e fshatit dhe nga Alqi Koroveshi. Nderkohe Disho kur eshte marre ne pyetje ka pranuar se ndertimi eshte kryer me nismen e organizates qe ai drejton. Sipas Dishos dhe deklaratave qe ai ka dhene eshte marre akordi i kishes pasi komuna nuk ka kompetenca ne kete territor per te marre nje leje per ndertimin nderkohe qe ai ka thene per grupin hetimor se nuk ka pasur demtim te varreve dhe se punimet per hedhjen e shtreses se betonit jane bere pa kryer germime. Burimet e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Korces qe po heton skandalin e varrezave te Boboshtices deklaruan se Naum Disho ka mohuar te kete eshtra ne pjesen ku eshte bere betonimi megjithate ne baze te hetimeve ai mbetet i vetmi person qe ka pergjegjesi direkte per punimet mbi varreza. Sipas te dhenave nga Prokuroria e Korces qe ka nisur hetimet per ngjarjet e Boboshtices qe ne fillim te muajit nentor punetori Alqi Koroveshi eshte kontaktuar nga Omonia per kryerjen e punimeve mbi varreze. Por faktin qe ai ka qene ekzekutuesi i punimeve te urdheruara nga kjo organizate ka bere qe te pushohej ceshtja penale ne ngarkim te tij. Burimet zyrtare konfirmuan se dosja hetimore eshte drejt mbylljes dhe pritet ti kaloje brenda kesaj jave Gjykates se Korces. Nderkaq pak dite me pare kreu i Omonias Naum Disho ka pranuar kryerjen e punimeve ne varrezat e Boboshtices per ndertimin e platformes dhe te shkallares prej betoni por sipas tij gjate punimeve nuk jane kryer germime dhe nuk ka pasur dhunim te varreve. Ai ka mohuar ekzistencen e eshtrave ne kete varreze duke e quajtur nje produkt te medias dhe nje sajese. Megjithate sipas prokurorise ai mbetet nje nga personat pergjegjes per akuzen e ngritur ate te dhunimit te varreve dhe me mbylljen e procesit hetimor dosja pritet ti kaloje gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›