Qeveria dhe Bashkia e Tiranes lufte edhe ne diten e Bajramit

Qeveria dhe bashkia kane shfrytezuar diten e Kurban Bajramit per te sfiduar njera-tjetren me akuza te ndersjella. Duke cituar Kuranin dhe Biblen ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes Edi Rama se i ka genjyer besimtaret myslimane per ngritjen e xhamise. Sipas ministrit Olldashi prapa Pallatit te Kultures jane parashikuar 2 kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise per cilindo njeri normal nuk ngjajne me minare. Ngjitur me keto kulla ka nje qender tregtare. Ky eshte nje premtim qe kryetari i bashkise e ka bere dhe 4 vjet me pare ne vitin 2007 ekzaktesisht perpara fushates se zgjedhjeve vendore. Ministri Olldashi ka deklaruar gjithashtu se ngritja e nje xhamie nuk eshte parashikuar as ne planin rregullues te Tiranes. Sipas ministrit Olldashi keto premtime behen vetem per qellime elektorale. Kjo nuk eshte hera e pare qe Rama ben keto premtime te njejten gje ka bere dhe ne 2007-n para zgjedhjeve lokale tha Olldashi. Nga ana tjeter kryebashkiaku Rama perpos urimit per besimtaret myslimane ritheksoi dje se kemi gati planin e punes per realizimin e xhamise se re te kryeqytetit. Ky qytet duhet ta ruaje dhe ta promovoje tolerancen si nje shembull qe na takon ta percjellim brez pas brezi. Perballe deklaratave te Ministrise se Transporteve zedhenesi i bashkise Florion Serjani i cilesoi te trishtueshme deklarata te tilla nga goja e nje ministri duke prishur qetesine e kesaj dite paqeje fetare. Xhamia e re eshte parashikuar ne planin francez dhe mbi ate plan mbeshtetet gjithe angazhimi yne. Zoti e falte delen e Perendise qe ka humbur ne kostumin e ministrit te partise tha zedhenesi Florion Serjani.