Brukseli hap rrugen e nje rinegocimi per krizen politike

Nga Brukseli dalin serish ne fushe mundesite e nje rinegocimi nga ana e Bashkimit Europian per zgjidhjen e krizes shqiptare. Kete e ka pohuar dje ne Bruksel vete kreu i grupimit politik me te fuqishem te Parlamentit Europian perkatesisht kreu i grupit te PPE-se Joseph Dol. Ne nje takim se bashku me Kryeministrin Berisha Dol tha se po punojme per zgjidhjen e situates dhe per kete kam folur edhe me koleget e tij te majte. Kryeministri Berisha i shoqeruar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vizitoi dje Brukselin ku zhvilloi takime intensive me zyrtare te BE-se pak dite pasi Komisioni Europian refuzoi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Shkak per kete vizite njeditore u be pjesemarrja e Berishes ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes e iniciuar nga Partia Popullore Europiane konference ne te cilen moren pjese perfaqesues te larte te KE-se mes te cileve edhe komisionieri per Zgjerim i KE-se Stefan Fule qe prezantoi edhe raportin vjetor te progresit te Shqiperise ne kuader te integrimit ne BE. Nga ana tjeter ne fund te aktivitetit Berisha se bashku me kreun e Partive Popullore Europiane Joseph Dol dhe ministrin e Jashtem dhe te Integrimit Europian te Kroacise Gordan Jandrokovic kane mbajtur nje konference per shtyp.
BerishaNga Brukseli kreu i qeverise deklaroi dje se ai ishte i hapur per cdo lloj kompromisi me opoziten e vendit per zgjidhjen e ngercit politik por pa dhunuar Kushtetuten dhe dispozitat ligjore te vendit. Sipas Berishes zgjedhjet e shkuara parlamentare ishin ne perputhje me normat dhe me standardet europiane dhe konstatimet qe vijne nga opozita jane te dirigjuara nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili kerkon te ruaje pozitat e tij ne kete parti. Ka disa gjera qe thjesht nuk mund ti bejme ndryshe. Beme maksimumin i dhame opozites komisionin por nuk mund te sfidojme vendimet e gjykates. Ligji i se drejtes eshte themeli i shtetit tone theksoi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu Berisha theksoi se mazhoranca qe ai drejtonte siguronte cdo qytetar te Shqiperise se zgjedhjet do te ishin gjithmone te lira dhe te ndershme. Une nuk do te pushoj kurre se punuari per voten e lire te qytetareve shqiptare qe sa here qe ata te votojne vota e tyre te jete e lire ashtu si vota e gjithe qytetareve te tjere europiane. Ju garantoj edhe njehere miqte e mi se nuk do te heq dore nga kjo gje sepse do te ishte nje gabim i tmerrshem nese nuk do te veproja keshtu theksoi Berisha. Nga ana tjeter kreu i qeverise deklaroi se kabineti qe ai drejtonte e kishte marre me seriozitet te plote progres-raportin e Komisionit Europian per Shqiperine dhe do te zbatonte te gjitha rekomandimet e tij.
DolNdersa ne fjalen e tij kryetari i grupit parlamentar te Partise Popullore Europiane Dol theksoi se te dyja partite ne vend duhet te ishin te pergjegjshme per sa i perket gjetjes se nje zgjidhjeje per ngercin politik sepse ai po mbante peng afrimin e vendit me Europen. Qe demokracia te funksionoje te gjitha partite kane pergjegjesi. Ne duhet te punojme per te arritur nje marreveshje. Une kam folur me homologet e mi te majte ne PE. Ne duhet te punojme per integrimin e plote te vendeve te Ballkanit perendimor. Perspektiva e Ballkanit perendimor eshte BE deklaroi Dol duke lene te kuptohej se PE mund te perfshihej perseri per gjetjen e zgjidhjes. Duke folur per problemin e korrupsionit Berisha theksoi se qeveria qe ai drejton kishte pasur sukses te plote ne reduktimin e ketij fenomeni ndersa Dol shtoi se korrupsioni eshte nje problem i cili haset dhe ne vendet europiane ndaj nga ana e strukturave te BE-se dhe qeverise shqiptare po punohej kunder ketij fenomeni.
DelegacioniSi rralle here ne nje vizite te tij ne Bruksel Kryeministri u shoqerua dje nga Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cila eshte njekohesisht edhe nenkryetare e Partise Demokratike. Vizita e Topallit drejt Brukselit se bashku me Kryeministrin vjen pas kritikave te ashpra qe asaj iu drejtuan ne raportin e fundit te Komisionit Europian per Shqiperine. Ne kete raport theksohej se Topalli e drejtonte Kuvendin me njeanshmeri dhe qendrimet e saj shpesh binin ne kundershtim me vendimet e marra nga komisionet parlamentare. Mesa duket ne kete vizite drejt Brukseli Topalli ka pasur mundesi ti sqaroje partneret europiane te Shqiperise per sa i perket qendrimit te saj ne drejtimin e Kuvendit.