Shqipëria mbështetje Kosovës për njohjet
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Jashtëm Parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga kryetari i këtij komisioni z. Preç Zogaj. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta sa i përket progresit që kanë arritur dy vendet tona: Shqipëria me anëtarësimin e saj në NATO dhe Kosova me aspiratën për t’u njohur ndërkombëtarisht nga sa më shumë shtete.
Ministri Hyseni i njohu bashkëbiseduesit me progresin që ka bërë Kosova në të gjitha fushat në këtë vit të parë të saj të pavarësisë, me theks të posaçëm te puna e madhe për konsolidimin e diplomacisë kosovare.
Po ashtu ai bëri një rezyme të punës së deri tashme të ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke i informuar bashkëbiseduesit veçanërisht me punën e kryer për përfaqësimin e Kosovës në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, me ecurinë e procesit të përzgjedhjes së ambasadorëve, me ecurinë e procesit të njohjeve etj.
Lobimi dhe procesi i njohjeve ishin një pikë e përbashkët e interesimit të të dy palëve dhe përfaqësuesit e Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Shqipërisë, ofruan edhe një herë ndihmën e shtetit shqiptar, institucioneve dhe diplomacisë shqiptare në këtë proces.
Po ashtu, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta sa i përket forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë të të dy vendeve në të gjitha fushat.