E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushteti Vendor Rama Proteste kunder talebanizmit te qeverise

UPDATE- Protesta te pandalshme kunder talebanizmit te qeverise ndaj pushtetit vendor biznesit dhe cdo qytetati qe kerkon te ndertoje jeten me pune te ndershme.

Keshtu eshte shprehur kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama duke folur ne protesten e Shoqates se Autonomise Vendore mbajtur sot paradite para Parlamentit. Rama akuzoi kryeministrin se ka ngarkuar me barre fiskale te trefishte biznesin duke tentuar te marre peng bashkise e opozites.

Per arsye te korrupsionit te cenimit te drejtesit mediave per arsye te nje krize politike per arsye te nje qeverisje qe ka vjedhur perfitimet e paligjshme na refuzuan kerkesen per statusin kandidat tha Rama.

Kreu i bashkise se Pogradecit Artan Shkembi ne fjalen e tij mbajtur ne kete proteste ka akuzuar qeverine per mbytjen qe po i ben autonomise vendore.

Ky eshte kulmi i rrezikimit te pushtetit vendor- tha Shkembi duke kerkuar marrjen e masave urgjente nga ana e qeverise ne dobi te pushtetit vendor.

Kryetari i opozites Edi Rama nje dite me pare paralajmeroi rrezikun e shperthimit te nje krize te rende ne ditet ne vijim per shkak qe sic e quajti ai ka nje perpjekje antikushtetuese antiligjore antiqytetare antieuropiane te qeverise dhe te Sali Berishes personalisht per te kapur rob bashkite dhe komunat e opozites. Ne konferencen per shtyp ku beri nje analize te raportit te publikuar nje dite me pare nga KE ku u refuzua marrja e statusit kandidat Rama tha se po grabiten taksat vendore per te paguar kompanite qe permes korrupsionit moren te drejten te shesin kasat fiskale si dhe duke u kushtezuar grantin e pakushtezuar te qeverise me nje 18 antikushtetues antidemokratik antiqytetar antieuropian qe sipas tij eshte nje plan per te falimentuar bashkite ne prag te zgjedhjeve vendore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›