E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti paralel i Ben Blushit në PS

09-04-2012 / Gazeta 55

Pas braktisjes që i bëri LMN-së, Ben Blushi ka ndryshuar strategjinë e përballjes me Edi Ramën, në mënyrë që të mos pësojë fatin e Kastriot Islamit. Ai ka vendosur të shfaqet në publik si alternativa paralele e udhëheqjes zyrtare dhe me qëndrimet e tij po shërben si përbashkues i të gjithë faktorëve partiakë që s’janë të kënaqur me kryetarin. Kjo strategji, edhe pse s’ka të shpallur një grup formal mbështetësish, po gjen një mbështetje më të gjerë sesa oponenca e vitit 2009 dhe po nervozon Edi Ramën, i cili gjithnjë e më tepër po anon drejt shpalljes së Blushit si një “armik partiak”

 Asambleja Kombëtare e PS-së e mbledhur dy ditë më parë, u përdor nga Edi Rama për t’ju përcjell “të pabindurve” në parti mesazhin për “lidhje me territorin”. Dy ditë pas çjerrjes së Edi Ramës për “kontakte” dhe “definime” të “të deleguarve të Kryesisë” merret vesh, se gjithë atë zemërim ai e kishte me Ben Blushin, por jo vetëm pse ai e kishte injoruar dhe nuk kishte shkuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, por pse po tenton të dublojë rolin e kryesocialistit duke rikthyer epokën e andrallave “të zërave kundër” për Edi Ramën.

Ndërsa Edi Rama, në kushtet kur edhe aleatët po e braktisin, në kushtet kur programi i tij “për një rilindje Shqiptare” nuk po ngjit edhe Ben Blushin ka mangët.

Ndërkohë, vetë Ben Blushi, në kushtet kur “me orientim nga lart dhe me propozim nga pishtë” u degdis në Elbasan si “i deleguar i Kryesisë”, e ka marrë dhe e ka kuptuar mesazhin, se Edi Rama i shquar për pabesinë e tij, po e vërtit ende në mendjen e tij, mendimin për ta nxjerrë edhe atë (Ben Blushin) nga loja. 

Nga ana tjetër, pas braktisjes që i bëri LMN-së Ben Blushi, i cili ene vazhdon “ta jetë i baltosur” nga ajo lëvizje të cilën “e la në baltë”, po tenton të “mbijetojë”. Largimi dhe braktisja e LMN-së duket nuk mjaftoi për “rehabilitimin” e tij. Ndaj ai ka ndryshuar strategjinë e përballjes me Edi Ramën, në mënyrë që të mos pësojë fatin e Kastriot Islamit. 

Për këtë ai ka vendosur të shfaqet në publik si alternativa paralele e udhëheqjes zyrtare dhe me qëndrimet e tij po shërben si përbashkues i të gjithë faktorëve partiakë që nuk janë të kënaqur me kryetarin. Dhe kjo kategori, nisur nga çjerrja e dy ditëve më parë e Edi Ramës në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duket nuk është e vogël...

Kjo strategji e zgjedhur prej Ben Blushit edhe pse s’ka të shpallur një grup formal mbështetësish, po gjen një mbështetje më të gjerë sesa oponenca e vitit 2009. Motivet dhe arsyet e një grupi të pritshëm mbështetësish të Ben Blushit, janë të shumtë, nisur nga mospyetja e mosmarrja e pëlqimit për ti degdisur si “të deleguar të Kryesisë”, sipas dëshirave dhe tekave të Edi Ramës dhe deri te pakënaqësitë e mosfunksionimit të “institucionit” të vlerave në PS. 

Ndërsa motivet dhe mbështetësit e grupit “re:re:fresh” të  Ben Blushit, janë të shumta, po aq të shumta janë edhe arsyet dhe motivet për të cilat Edi Rama, nuk ka se si të shmangë nervozizmin e tij, as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

I kushtëzuar nga moseficenca e tij për të menaxhimin e këtij nervozizmi, Edi Rama është duke “i rënë sërish, shkurt”, ashtu sikurse ai di të bëjë më mirë... 

Sipas “standardeve” që ai ka vendosur që prej marrjes së drejtimit të PS-së, edhe këtë herë ka gati, “modelin tradicional”, i cili po anon drejt shpalljes edhe të Ben Blushit, si një “armik partiak”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›