E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, një rast që shoqëria greke të çlirohet nga kultura e papërgjegjshmërisë

09-04-2012 / “Kathimerini”

Nëse politikanët grekë do të kishin ndopak ndjenjën e rastit, ata do ta kishin mbajtur gojën të kyçur. Farmacisti pensionist Dimitris Christoulas u vetëvra mëngjesin e së mërkurës në sheshin “Syntagma” për shkak të keqmenaxhimit të madh të financave të fondeve të sigurimit shoqëror të shtetit, nga një varg qeverish. Që nga viti 1952, kur u miratua ligji që lejon guvernatorin e Bankës së Greqisë të shndërrojë kursimet e fondeve të sigurisë shoqërore në bono dhe aksione, çdo qeveri ka plaçkitur sistematikisht paratë e njerëzve. Herë pas here ne dëgjojmë ministra apo drejtorë fondesh që ankohen për përmasat e evazionit të kontributeve të sigurimeve shoqërore, megjithëse janë ata që e kanë lejuar atë, gjoja për të nxitur sipërmarrjen por kryesisht (në mos vetëm) për t’u shërbyer lidhjeve të tyre klienteliste. Një përpjekje e vonuar për të shfajësuar sistemin e sigurimit shoqëror të keqmenaxhimit dhe korrupsionit ka nxjerrë në shesh histori të neveritshme të punonjësve të cilët u lëshuan pensione dhe përfitime njerëzve që nuk i meritonin. Megjithëse i vonuar, ky rrezik i ri është i justifikuar. Nga ana e saj, e majta asnjëherë nuk është shqetësuar vërtet për të diskutuar menaxhimin financiar të fondeve të sigurimit shoqëror të shtetit para se përllogaritja e borxhit grek të godiste kursimet dhe obligacionet e tyre. Plaçkitja e arkës së fondeve të sigurimit shoqëror ishte kryer duke përdorur justifikimin se shteti gjithmonë do ta mbulojë koston e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor. Por shteti ka dështuar dhe premtimet e qeverisë nuk janë marrë seriozisht nga askush, sepse ato nuk vlejnë fare. Politikanët grekë e çuan vendin në falimentim dhe shpenzuan kursimet e punëtorëve të tij. Vajtimet për vdekjen e Christoulas nga politikanët me pamje të ngrysur nuk bindën askënd. Ata ishin refuzues. Dhe le të shpresojmë se ata nuk përpiqen t?ia hedhin fajin trojkës apo memorandumit, për vdekjen e këtij njeriu. Njerëzit përgjegjës për menaxhimin kriminal të fondeve të sigurimit shoqëror grek kanë emra. Kontrolli i fondeve ka nevojë të kalojë në duart e anëtarëve të tyre. Duhet të jenë ata që duhet të zgjedhin administrimet e tyre, që kontrollojnë mekanizmin e të ardhurave dhe që vendosin nëse duhet t’i investojnë kursimet e tyre dhe ku. Ajo çka kemi nevojë të shohim është një ndryshim rrënjësor, jo një shfaqje ndjeshmërie. Më në fund, fëmijët duhet të rriten.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›