E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushtimi i hapësirave publike, Bashkia e Vlorës aksion për lirimin e tyre

hapesira-publikeVlorë- Pas aksionit të zhvilluar para pak ditësh në Tiranë, edhe Bashkia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion të ngjashmë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset private.

Efektivë të Policisë Bashkiake kanë zbarkuar sot në bulevardin kryesor të qytetit, si dhe në parqe dhe lulishte ku kanë hequr tavolinat dhe karriget e vendosura pa leje, si dhe janë prishur kioskat në këto zona.

Gjatë aksionit nuk munguan edhe përplasjet me pronarët e banesave, të cilët kanë kundërshtuar largimin e karrigeve nga trotuaret, duke thënë se pak kohë më parë ishte vetë bashkia ajo që i lejonte të bënin një gjë të tillë.
Në një deklaratë për mediat nënkryetari i bashkisë, Arben Beqiri, tha se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim duke liruar të gjitha hapësirat publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›