Shtesat pa leje në pallate, bashkia prish një tjetër objekt: Monitorim 24 orë
Tiranë- Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë ka vijuar edhe sot nga Bashkia. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve.
Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje,-tha Bashkia në një njoftim për mediat.
Inspektoriati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm më kryeqytet.