E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i turistëve në Vlorë, krijohet kaos në trafikun rrugor

trafikVlorë- Jugu i vendit mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit, si ata të huaj dhe vendas, por kjo ka edhe pasojat e saj. Për shkak të rritjes së fluksit të turistëve në dhjetëditëshin e dytë të gushtit, situata në trafikun e Vlorë është përkeqësuar ndjeshëm.

Ndryshe nga muajt e mëparshëm tani qyteti është bërë më i zhurmshëm, ndërsa rrugët janë kthyer në një makth për pushuesit. Sipas policisë situata më e rënduar është në mëngjes, kur të gjithë dalin për plazh, ose gjatë mbrëmjes kur frekuentohet jeta e natës.

Për shkak të kësaj situate nëpër rrugët e qytetit janë vendosur forca të shumta të policisë rrugore për të shmangur vonesat dhe aksidentet. Situata bëhet akoma dhe më e vështirë për shkak të mungesës së semaforëve dhe dëmtimit të rrugëve, ndërsa në një ditë në Vlorë mund të lëvizin deri në 20 mijë automjete.

Policia ka vendosur dhjetra gjoba për shkak të parkimeve të gabuar, pasi mungesa e vendeve të parkimit bën që pushuesit të qëndrojnë makinat kudo, madje dhe në rrugët nacionale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›