Pushtimi rus në Ukrainë, Papa Francesku: Jepini fund kësaj lufte të çmendur

“Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur“, Kështu u shpreh Papa Françesku para besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit pas recitimit të Engjëllit, duke folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton La Rapubblica.
“Përsëris afërsinë time me popullin ukrainas, të torturuar çdo ditë nga sulmet brutale që pësojnë njerëzit e zakonshëm. Lutem për të gjitha familjet, veçanërisht për viktimat dhe të plagosurit, të sëmurët, lutem për të moshuarit dhe për fëmijët”, tha ai.
Papa Francesku ka bërë vazhdimisht thirrje për dhënien fund të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
/rtsh.al/