Vijojnë sulmet ruse në Donbas, Zelensky: Mund të ndalen vetëm me armë të fuqishme moderne

Ndërsa sulmet brutale të artilerisë ruse në Donbas vijojnë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të mbrëmjes tha se këto sulme mund të ndalen vetëm me armë të fuqishme moderne, raporton La Republlica.
“Veprime të tilla terroriste mund të ndalen vetëm me armë të fuqishme moderne me precizion të lartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të thyer potencialin terrorist të pushtuesve”, përfundoi Zelensky.
/rtsh.al/