E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pentagoni njoftoi dërgimin e një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 400 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura të ndihmojnë Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Pentagoni njoftoi dërgimin e një pakete të re ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë 400 milionë dollarë duke konfirmuar kështu raportimet e parakohshme të medias.

Siç ishte parashikuar, në armatimet e reja bëjnë pjesë katër raketahedhës të tjerë ”Himars” dhe rreth 1 000 predha artilerie 155 milimetërshe, që kanë saktësi të madhe dhe do të ndihmojnë Kievin të godasë zona specifike.

Në paketë ka edhe tre automjete taktike, sisteme radarësh, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera ushtarake. Vetëm në tre javët e fundit, SHBA ka dhënë 2,2 miliardë dollarë ndihma sigurie për Ukrainën ose tetë miliardë që nga fillimi i administratës së Bideni.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›