E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pushtimi virtual, Kosova në rrezik

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/ Instituti për Siguri dhe Reziliencë ka publikuar raportin hulumtues me titull “Përhapja e terrorizmit nëpërmjet platformave sociale”,  i cili adreson kërcënimet dhe rreziqet që burojnë nga përhapja e terrorizmit përmes platformave online të komunikimit.

Sipas institutit, ky raport ofron një analizë të detajuar mbi mënyrën se si ekstremizmi islamist dhe ai etno-nacionalist, vazhdojnë të jenë të pranishëm në platformat sociale, duke përhapur ideologji që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në vijim gjeni disa nga gjetjet kryesore të raportit, ndërsa dokumenti i plotë është bashkëngjitur për referencë të mëtejshme.

1. Përdorimi masiv i mediave sociale dhe rreziku për të rinjtë.

Në Kosovë, përqindja e lartë e popullsisë që ka qasje në internet (96.6%) dhe përdorimi i platformave si TikTok, Telegram, Facebook, Instagram, dhe YouTube e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj radikalizimit online.

Të rinjtë midis moshës 16 dhe 20 vjeç janë demografia më e ekspozuar për shkak të përdorimit të shpeshtë të këtyre platformave dhe mungesës së burimeve për edukim mediatik. Përmbajtjet radikale shpesh përshtaten me interesat e tyre për t’i manipuluar dhe për të nxitur angazhimin.

2. Kalimi i ekstremistëve drejt platformave të sigurta

Masat e marra nga platforma si Facebook dhe YouTube për kufizimin e përmbajtjeve radikale kanë bërë që grupet ekstremiste të kalojnë në platforma të koduara si Telegram dhe aplikacione të ngjashme. Këto platforma ofrojnë një hapësirë të sigurt për komunikim anonim, duke u mundësuar ekstremistëve shpërndarjen e përmbajtjeve ideologjike, planifikimin e aktiviteteve dhe rekrutimin e individëve pa ndonjë rrezik të dukshëm për t’u zbuluar.

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›