Pushtuesit bashkatdhetarë të pushteteve
Se si e pati, por edhe Berisha doli e tha një ditë se dëmin më të madh Shqipërisë ia paskan shkaktuar vetë shqiptarët. Për kë e kishte fjalën? Sigurisht që veten e pat përjashtuar. Me siguri që e ka pasur për ca krerë të tjerë shqiptarë, ata zullumqarë që tashmë kanë ikur në atë botë…Nuk e di në e kam lexuar diku, madje as nuk e di në duhet të quhet herezi apo konstatim i drejtë e i saktë po të guxoj të pohoj se pushtuesit e pushteteve, edhe kur këta janë bashkatdhetarë, mund të qëllojnë të jenë më dëmsjellës, më të këqij e më fatkobzinj për popullin, për kombin e për mbrothësinë, se sa pushtuesit e huaj. Fjala pra është për udhëheqësin, për krerët, për përçorët e kopesë. Apo mos vallë me këtë “gen” vetëshkatërrues jemi ngjizur/infektuar/stërvitur edhe ne qytetarët e zakontë? Me të drejtë ndonjë patriot a nacionalist i thekur mund të hidhet përpjetë: Si mund të thuhet kjo?
Që ne shqiptarët shpesh dalim kundër vetes, kundër njëri-tjetrit, kundër komunitetit, kundër pronës publike, madje edhe kundër interesave të Shqipërisë, kjo, fatkeqësisht, më se një herë ka dalë sheshit si një e vërtetë e hidhët, veçanërisht në vitet e fundit. Liria qenka një kafshatë që nuk u kapërdika kollaj në fytet tona të ndrydhura nga lloj-lloj diktaturash të ngjizura jo dhe aq me ideologji, se sa me bajraktarizëm…Në një katund të veriut para ca ditësh u pre uji i pijshëm, pasi të fortët e donin ujin për të vaditur vetëm tokat e tyre. Por si mund të jetonin, bashkëjetonin, komunikonin këta banorë “të fortë” në një fshat i cili, për faj të tyre nuk do të kish as ujë për të pirë? Jo harmoni e bashkëjetesë, jo demokraci e pluralizëm, po urrejtje e mallkim është mbjellë në këtë katund.
Ky nuk është rasti i parë, as i fundit. Diku tjetër “u privatizua” dhe u mbyll rruga kryesore e fshatit, diku edhe hyrja e pallatit, a thua se banorët do të hynin në shtëpitë e tyre në mos nga çatia, nga tarraca…Kështu edhe plazhet e parqet publike, WC-të publike, kinematë, bibliotekat, klinikat e spitaleve publike, sallat e gjyqeve, fabrikat, kombinatet, repartet ushtarake, partitë, minierat, muzetë, kalatë, OJF-të, Akademia, RTSH-ja, KQZ-ja, Presidenca, Kuvendi, bashkitë, lumenjtë, dekorimet, çmimet, madje edhe gjuha kombëtare tanimë mund të thuhet se nuk është më e jona, por e “dikujt” që ka vendosur pushtetin vetjak të pakufizuar mbi to. Ç’ka mbetur tjetër? Urrejtje dhe diferencim, mallkim e përjashtim, ndarje dhe dyshim, shpifje dhe denigrim derdhet përditë nga krerët partiakë mbi atë që quhet opinion publik…Sigurisht jo rastësisht, po qëllimisht. Sepse vetëm në një të tillë klimë, kur të gjithë janë kundër të gjithëve, ku si në një pikturë të Gojës gomarët ua kanë hipur njerëzve, pushtuesit e të gjitha pushteteve mund të bëjnë kërdinë pa u hyrë gjemb në këmbë.
***
E pra, dëmi, e keqja, prapësitë dhe paudhësitë që vijnë nga i yti të dhembin, të kushtojnë e të zhgënjejnë më shumë, sepse ndaj një pushtuesi të huaj vetvetiu gjenerohet më shumë motivim e reagim vetëmbrojtës, prodhohet më shumë energji për ta kundërshtuar e luftuar, se sa ndaj një personi të “familjes”, të cilin e ke bashkëkombës, bashkëfshatar, apo, ca më keq, e ke zgjedhur vetë, “me vota të lira e demokratike”, duke e vënë në krye të sofrës. Edhe organizmi i njeriut reagon më instiktivisht ndaj dhunës, po të të thyejnë p.sh një krah a një këmbë, se sa ndaj një mikrobi që “fle” tinëz në një organizëm të cilit ia kanë djerrur imunitetin. Të të vjedhë një i huaj pasuritë e vlerat kombëtare të kushton, por të të vjedhë një “i shtëpisë”, qoftë edhe një pastruese, që i ke besuar çelësin, le më një qeveritar a kryetar partie që e ke adhuruar e votuar, qenkësh dyfish e rëndë.
Për të hyrë më konkretisht në temë le të shtrojmë disa pyetje të thjeshta e aktuale: A mund të ndërhyjë një pushtues i huaj te gjuha kombëtare, si kanë vepruar prej disa vitesh klikat e emëruara partiake të Akademive tona të Shkencave, si në Tiranë dhe në Prishtinë, për shkatërrimin e gjuhës së njehsuar kombëtare, për të vendosur dy standarde, një për Kosovën e një për Shqipërinë, e së fundi, për të detyruar shqiptarët që mbassodit babës t’i thonë “babs” e nanës “nans”? Pushtuesit italianë jo vetëm që nuk patën bërë të tilla ndërhyrje, kaq brutale e vulgare në gjuhë, po në të kundërt Akademia Italiane e pat shpallur at Gjergj Fishtën, një nga arkitektët e shqipes letrare, akademik të saj, ashtu si nazistët “e bashkuan” Shqipërinë me Kosovën…Për të vazhduar edhe më tej: Qeveria e pushtuesit italian mori përsipër të paguante borxhet e përfaqësuesit të Shqipërisë në SHBA, edhe pse Faik Konica ish shpallur një nga kundërshtarët më të egër të pushtimit fashist. Ndërsa ‘pushtuesit’ e sotëm të Akademisë, e cila vazhdon ta quajë veten “kombëtare, demokratike dhe shkencore”, në vitin 2012-të përjashton akademikun shqiptar, Qosen, nga veprimtaritë solemne për 100-vjetorin e Pavarësisë, vetëm pse ky ka kritikuar publikisht të parin e qeverisë. Kryeqyteti ynë nuk do të ishte ky, me siguri do të ngjante si një Laç a Përrenjas i stërmadh, po qe se italianët nuk do të kishin projektuar e ndërtuar bulevardin e madh si një vepër arti, me korpusin e ministrive, të Universitetit, të hotel “Dajtit”, të Bankës Kombëtare…Shihni dhe krahasoni se si kanë vepruar dhe si e kanë shfytyruar këtë ansambël të mrekullueshëm arkitekturor pushtuesit shqiptarë të pushteteve, si ata komunistë, ashtu edhe ata demokratë. Pushtuesit osmanë nuk e quajtën Skënderbeun hajdut kuajsh e cub malesh, po një kundërshtar dinjitoz që i mundi dhe i sprapsi për 25 vjet…Në arkivat e tyre nuk thuhet që turqit erdhën si çlirimtarë, as se janë “popull vëlla me të njëjtin gjak në damarë me ne”…Sulltani u jepte me ferman toka dhe fshatra mercenarëve që shkonin në luftë për Portën, sigurisht pasi ishin konvertuar fetarisht; kurse sot po të konvertohesh politikisht, po të bëhesh mercenar partiak mund të vjedhësh miliona, mund të bëhesh pronar, biznesmen, akademik, ‘Nder i Kombit’, ministër, ambasador, madje edhe President Republike! E pra, të tillë shembuj mund të jepen pa fund, përditë, për t’u bindur se edhe këta pushtues janë pa din dhe pa iman!
Besoj se nuk është e nevojshme të theksoj se sa më sipër nuk synon të glorifikojë pushtuesit e huaj, por shembujt e mësipërm le të vlejnë për të kuptuar sadopak se sa mbrapshtësisht sillemi ne me fatin dhe me interesat e Shqipërisë, rrjedhimisht edhe të vetes. Një provë tjetër e kësaj rropame morale, ndonëse indirekte, është qasja jonë ndaj varreve dhe përmendoreve të atyre burrave që u përkushtuan me mish e me shpirt dhe dhanë jetën për të mirën e përbashkët…Gjeni një varr, një bust, një përkujtimore patrioti, rilindasi, partizani a dijetari që të mos jetë përdhosur. Pushtuesit tanë të të gjitha pushteteve duan të zaptojnë edhe atë që nuk mund të pushtohet: historinë, duke na shndërruar në një popull kuturu, pa varre, pa kujtesë, pa histori, pa të djeshme.
***
Në një Tryezë të shoqërisë civile ditët e fundit, dy ish- Presidentët Moisiu dhe Meidani, i kërkuan ambasadorit të OSBE-së dhe rrjedhimisht edhe trupit diplomatik të ndërhynin më fuqimisht e më aktivisht për ndreqjen e rendit demokratik në Shqipëri. Ata këmbëngulën në atë që shumë shqiptarë e kërkojnë dhe e shpresojnë: “pushtimin” demokratik më të mëtutejmë të Shqipërisë nga ndërkombëtarët që kësisoj të shpëtojmë nga krerët e sotëm haxhiqamilistë, gjë që, si është provuar disa herë, nuk e bëjnë dot zgjedhjet, vota popullore. I pranishëm në këtë takim, ambasadori Wolfart tha atë që pat thënë më parë edhe ambasadori Arvizu e zyrtarë të tjerë të Brukselit dhe Washingtonit: “Veproni vetë, punët tuaja rregullojini vetë! Koha nuk pret!”.
Pa hyrë në thelb të kësaj kërkese, e cila për shumëkënd duket më se normale, pasi tek ne fuqia e ndërkombëtarëve historikisht ka qenë dhe për fat të keq vazhdon të jetë ku e ku më e madhe se e të gjithë krerëve të partive politike të marrë së toku, si ata të pozitës, edhe ata të opozitës, pyetja që ia vlen të shtrohet është: Përse ne kemi më tepër besim te të huajt se te vetja dhe për ç’arsye ne i falemi dhe i dorëzohemi pa kushte më kollaj një të huaji që nuk e njohim, por nuk i besojmë vetes, njëri-tjetrit, fqinjit, bashkëkombësit?
Mendësia e trashëguar se vetëm ndërkombëtarët mund t’i rregullojnë punët tona, vetëm ata mund të vendosin rregull, që edhe ne të kemi shtet, demokraci funksionale e drejtësi për të gjithë, tregon jo vetëm pafuqinë e institucioneve e të qytetarit, pas dështimit para 100 vjetësh të eksperimentit me Princ Widin, por edhe zhgënjimin se në këtë vend nuk qeveriset pa abuzuar, nuk jetohet dot paqësisht në komunitet po nuk mendoi secili për vete, nuk jepet drejtësi pa vetëgjyqësi, nuk ka rregull pa anarki…Pikërisht kjo mendësi e ka bërë të flashkët besimin te aftësia jonë shtetformuese. Ky është dëmi më i madh që i kanë bërë indit të kombit pushtuesit shqiptarë të pushteteve, përvetësuesit e votës dhe të simpatisë popullore, privatizuesit e panginjur të të gjitha të drejtave e favoreve. Për këtë arsye shumë shqiptarë synojnë të ikin, të ikin, të ikin, të kërkojnë shtetësi të huaj, rrezik edhe më tepër se në kohë luftërash. Për këto arsye vrasjet, grindjet dhe sherret me njëri-tjetrin, të vëllait me vëllanë nuk kanë të sosur…Për këto arsye mosbesimi i ndërsjellë po na gërryen si një krimb. Për këtë arsye edhe thirrja e Arvizus: “Vepro tani! Urgjentisht!”, tingëllon si një thirrje në shkretëtirë. Apo mos ndoshta më ndikonjëse do të ishte thirrja e lashtë: “Shqiptar, ku je? Mos rri, po duku!”? Po ku? Dhe si? Dhe: Kujt t’i besosh? Apo mos vallë edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve janë përvetësuar, privatizuar, zhvlerësuar nga pushtuesit e të gjitha pushteteve?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)