Një burrë shteti për ‘Albanian Ownership’
Në pak muaj, vendi ynë do të përjetojë dy ngjarje, e vështirë ta thuash se cila është më e rëndësishmja: Paraqitjen e Raport-Progresit të Bashkimit Europian më 12 tetor dhe festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit më 28 Nëntor.
Një nga paradokset më të mëdha që po i ndodh Shqipërisë kur mendon për këto dy ngjarje është se asaj i mungon një burrë shteti që mendon për këtë tokë mijëravjeçare ilire; një burrë i zhveshur nga interesat partiake që t’i vërë vetes një qëllim të vetëm: Plotësimin e kritereve të Bashkimit Europian; një burrë që ta quajë tokën mëmë “aty ku balta është më e ëmbël se mjalta.”.
Vendin e patriotit të vërtetë Ismail Qemali që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në 1912-ën e kanë zënë një dorë politikanësh që mendojnë jo më për tokën, por për karriget që i mban kjo tokë.
Toka shqiptare po zhuritet për një burrë të vërtetë shqiptar që ta shpëtojë atë duke i thënë integrimit europian ‘po’ me zemër; të shpëtojë themelet e këtij shteti të lashtë e të flasë në emër të këtij populli për të cilin të tjerët flasin tashmë.
Mbase mbaruan burra të tillë në Shqipëri?! Mbase perëndoi koha kur ky popull nxirrte nga gjiri i tij figura të tilla si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali apo Ahmet Zogu?!
Shembuj të burrave të shtetit i shohim tashmë vetëm nëpër botë me admirim e nostalgji.
Mungesën e burrave të shtetit e kemi vuajtur shumë këtë vit. Politikanët tanë u përbetuan në Bruksel shumë herë se do të plotësojnë 12 kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian. Me sa duket, magjia e Brukselit është e fortë. Mbas takimeve të shumta me përfaqësuesit shqiptarë që u ftuan në Bruksel për të diskutuar më konkretisht, Komisioneri i Lartë, z. Stefan Fule do të shprehej me të drejtë se ai mori garanci të mëdha nga përfaqësuesit shqiptarë për plotësimin e reformës elektorale e atë parlamentare. Por sapo këta politikanë u kthyen në vendin e tyre, harruan se çfarë thanë si për të na kujtuar shprehjen e fortë deri në palcë të njërit prej kryeministrave anglezë, se: “Kur je jashtë vendit, je një burrë shteti, por sapo kthehesh në tokën tënde, je thjesht një politikan”.
Në të njëjtën linjë, nuk po del një burrë shteti që t’i drejtojë drejt Europës të 140 deputetët e Parlamentit shqiptar të cilët nuk po e gjejnë dot drejtimin e duhur. Japin e marrin pa mbarim por ligjet, si pjesë e shumë reformave kyçe të vendit, nuk janë plotësuar akoma.
Tek bën një krahasim të vogël kupton se ku jemi: Parlamenti i Ahmet Zogut në vitin 1926 miratoi ligje shumë të përparuara dhe të përshtatshme për kohën. Të mendosh se niveli kulturor i Shqipërisë ishte nga më të ulëtit në Europë në ato vite. Ishte qeveria e Mbretit Zog që ndoqi modelin europian në qeverisje; miratoi shumë reforma bazë, nxori fuqinë e monedhës shqiptare - napolonit - nëpër botë e bëri që për herë të parë që nga vdekja e Skënderbeut, Shqipëria të dalë në pah si komb.
Siç thonë dokumentet e atyre kohërave, Tirana e vitit 1926, që numëronte as më pak e as më shumë por 15.000 banorë, mbahej nën kontroll vetëm nga 3 policë. Aq të forta dhe funksionale ishin ligjet në fuqi në atë kohë. Ndërsa sot, gati 9 dekada më vonë, bërja dhe mbi të gjitha zbatimi i ligjeve po merr fund gati përjetësisht dhe në të shumtën e rasteve këto ligje janë të përgjysmuara. Këtu e kupton, se deputetët tanë po kalojnë periudhën më të bukur të jetës së tyre - u ka rënë bixha!
Të vjen rëndë tek mendon se në çfarë kushtesh ishte Shqipëria në 1912-ën kur Ismail Qemali i mblodhi të gjithë patriotët e vendit ku ishin e ku s’ishin dhe shpalli pavarësinë e vendit. Ai i dha fund sundimit 500-vjeçar otoman të vendit. Megjithëse nën rrethana të vështira e nën presion, Ismail Qemali mbeti shembulli tipik i personalitetit shqiptar që zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin europian. Ndërsa sot për Shqipërinë duket e pamundur të mbledhësh dy njerëz për të rënë dakord për të ardhmen e vendit e lidhur kryekëput me një objektiv: integrimin europian. Të gjithë këta patriotë të mirë e të vërtetë na mësojnë sot një mësim: Se sa shumë mund të arrijë njeriu nëse nuk mendon se kujt i atribuohet suksesi në fund.
Në këtë realitet të ri të Shqipërisë kur koha për paraqitjen e Progres-Raportit po afron në mënyrë marramendëse, duket se fjalët nuk pinë më ujë. Ka ardhur koha që Europa të ndërhyjë e ta thotë fjalën e saj akoma më fort. Nocioni “Albanian Ownership” është vënë përfund nga interesat e xhepave. Mbase edhe burrin e shtetit e presim të na e sjellë Europa?!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)