E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi malor, shtohet numri i vizitorëve në Kukës, vlerësojnë natyrën

Kukësit, vizitorët po i rriten nga viti në vit dhe turizmi malor ende paraqet potencial të lartë për zhvillim të mëtejshëm, por jo gjithmonë infrastruktura është e plotësuar, kryesisht rrugët që të dërgojnë drejt zonave turistike.

Bjeshkët, Liqeni i Kallabakut, Shtegu i Ngjyrave mbeten gjithmonë më të vizituara.Kjo ka rritur interesin e banorëve për struktura akomoduese, restorante e të tjera.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve në sektorin e turizmit do të shtonte turistët akoma më shumë në Kukës dhe do ta ndihmonte këtë zonë.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›