E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin Jo nje Bashkim Sovjetik te ri por nje Bashkim Euroaziatik

Jo ai nuk do te krijoje nje Bashkimin Sovjetik te ri shkruan Vladimir Putin ne nje koment per te perditshmen Izvestia. Dhe ai shton shte naive te besohet qe e kaluara mund te perseritet. Kjo do te thote se nese ai ka mundesi ai do ta beje kete Keshtu se paku u duket shume vezhguesve politike ne ish-republikat sovjetike Bjellorusi Ukraine Azi Qendrore - dhe edhe me shume ne Gjeorgji ku kthimi i Putinit ne postin e presidentit shihet me dyshim dhe shqetesim.

Putini thekson vertet natyren vullnetare te integrimit ne nje Bashkim te Euroazise por shumica e fqinjeve e njohin presionin qe mund te ushtroje Rusia me ndihmen e kredive ose cmimin e gazit dhe te naftes. Koncerni rus i gazit Gazprom eshte nje nga instrumentet me efektive te politikes se jashtme ruse i tha eksperti politik ukrainas Sergei Taran Deutsche Welles.

Shkrirje e Bjellorusise me Rusine

Ne Bjellorusi ka kohe qe eshte e sigurt qe Kremlini do ta perdore gjendjen dramatike ekonomike per te zgjeruar ndikimin e tij. Putin u shpreh ne menyre tejet befasuese ne muajt e veres hapur per nje bashkim te te dy vendeve. Bjellorusia eshte ne prag te falimentimit shteteror - dhe per shkak te sanksioneve nderkombetare eshte me e forte se kurre e varur nga kredite ruse.Bildunterschrift Vladimir Putin proklamon idene rusomadhe

Si baze per bashkimin e ri duhet te sherbeje bashkimi doganor ekzistues ne mes te Rusise Bjellorusise dhe Kazakistanit. Ky duhet te shnderrohet qe ne muajin janar ne nje hapesire te vetme ekonomike. Nje - si thote Putini - treg kolosal me me shume se 165 milione konsumatore ne te cilin mund te levizin lirisht kapitali fuqia e punes dhe sherbimet. Me pas do te pasoje nje zone e monedhes se perbashket.

Taxhikistani dhe Kirgistani kane treguar tashme interes te marrin pjese ne te shkruan Putini. Per Ukrainen ka ende shpresa. Per ta bere vendin fqinje qe te heqe dore nga Marreveshja e Asociimit me Bashkimin Evropian dhe te preferoje zonen e tregtise se lire Rusia ofron nje kontrate te re per gazin - dhe cmime me te ulta qe jane te shumepritura.Bildunterschrift Marreveshja e gazit South Stream - nje karrem i ri

Mos lypni ne BE po ejani tek ne

Putin synon nje bashkim te forte mbikombetar i cili do te ishte i afte per formimin e nje prej dy poleve te botes se sotme. Nje Bashkim Euroaziatik mund te sherbeje si nje gjymtyre lidhje efektive ne mes Evropes dhe rajonit te Azise dhe te Paqesorit - dhe te negocioje me Bashkimin Evropian per nje hapesire te perbashket ekonomike tha Putin. Anetareve te mundshem ai u premton nje pozite me te forte. Mesazhi eshte Mos lypni me ne Bruksel per anetaresim ne BE - por ejani tek ne ne ju bejme te forte

Megjithate shumica e fqinjeve i shikojne ofrertat per riintegrimin me skepticizem. Ata kane frike per sovranitetin e tyre sepse jo te gjithe jane te nje mendimi me Putinin se renia e Bashkimit Sovjetik ka qene katastrofa me e madhe gjeopolitike e shekullit XX.

Autor Christina Nagel/Pandeli Pani

Redaktoi Lindita Arapi

160

Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›