E Diel, 1 Nëntor 2026

Veto ruse dhe kineze Deshtoi rezoluta per Sirine ne OKB

Nje rezolute e paraqitur nga vendet e BE-se para forumit me te larte te Kombeve te Bashkuara deshtoi te marten ne mbremje me veto-n e Rusise dhe Kines. Pavaresisht nga numri i shume te vdekurve ne vendin arab Moska kishte hedhur poshte cdo kritike te aleateve te tij. Te kater vendet e BE-se ne KS nder to edhe Gjermania e kishin zbutur ekstra projektrezoluten dhe kishin marre kritika per sanksionet. Megjithe perpjekjet diplomatike prej ditesh dokumenti ne fjale nuk u arrit te miratohej. Pas perpilimit te ri te rezolutes udheheqja e presidentit sirian Baschar al Assad kishte kercenuar vetem me masa specifike ne rast se protestat ne Siri do te shtypeshin edhe me tej me dhune.160160

Interesat ruse

Ministri i Jashtem sirian Valid Muallem para OKB-se ai tha160Une falenderoj te gjitha vendet qe jane ne kete krize ne anen tone dhe parandalojne demet ndaj vendit tone.

Pse qeveria ne Moske nuk e mbeshteti projektrezoluten e fundit te evropianeve e shpjegon Hilal Khashan nga Universitetit Amerikan ne Liban Rusia ka interesa ne Siri. Edhe nje here Moska nuk ben leshime si ne rastin e Libise pa marre dicka per kete. Perendimi i ka te lidhura duart ne lidhje me regjimin ne Damask.

Siria vend me strategjik se Libia

Ne lidhje me Libine ishin Kina dhe Rusia qe duke abstenuar ne Keshillin e Sigurimit hapen rrugen per nderhyrjen ushtarake te NATO-s. Ne lidhje me Sirine dy fuqite me te drejte vetoje nuk pranojne as sanksionet ekonomike. Vendi qendror arab - fqinje i Izraelit Irakut dhe i Arabise Saudite - eshte ne nivel politik dhe strategjik shume me i rendesishem se Libia mendon Selman Sheikh nga Instituti Brookings ne Uashington Kjo eshte arsyeja pse Rusia dhe Kina jane te permbajtura me kritika. Ka nevoje per nje perpjekje kohezive - nderkombetare rajonale dhe ne boten arabe. Nje koalicion qe ben me shume presion si ne rastin e mbrojtjes se civileve libiane.Bildunterschrift

Rrezimi i Asadit - kerkese e opozites

Edhe pse evropianet i kane zbutur sanksionet ne draftin e tyre - ne vend te sanksioneve aty eshte mbajtur vetem formulimi masa te qellimshme Rusia dhe Kina nuk ndryshuan qendrim. Sepse njera pale e furnizon Sirine me shumicen e armeve dhe ka edhe nje baze atje kurse per tjetren nafta dhe bizneset e tjera jane me te rendesishme se te drejtat e njeriut. Per me teper ata argumentojne me Perendimin mbi ate qe a duhet te denohet vetem dhuna e pushtetit shteteror apo edhe dhuna e demonstruesve.

Opozita siriane eshte me teper per protesta paqesore dhe kunder nderhyrjes se te huajve. Keshillin Kombetar Sirian te krijuar prej grupeve te ndryshme te opozites kete fundjave e bashkon vetem nje kerkese Rrezimi i Asadit.

Per sa kohe Rusia dhe Kina do te jene kunder KS nuk do te nxjerre ndonje rezolute kunder Asadit. Edhe SHBA zakonisht nuk behen pjesetare te rezolutave te formuluara dobet.

Autor Ulrich Leidholdt/Pandeli Pani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›