E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Jushçenko po përpiqet të krijojë krizë gazi

"Do të kemi sërish probleme me pagesat e energjisë", u shpreh Putin pas një bisede telefonike me kryeministren ukrainase, Julia Timoshenko, kundërshtarja kryesore e Jushçenkos dhe një nga kandidatet kryesore për zgjedhjet presidenciale të 17 janarit.
    
Putin, gjatë një konference për shtyp në rezidencën e tij në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, deklaroi se Jushçenko po "bllokonte transfertën e fondeve" që do të paguhen për gazin rus. Ai shtoi se BE-ja kishte dështuar me ndihmën e saj për lehtësimin e problemit.

Konsumatorët kryesorë evropianë mbetën pa furnizime gazi për rreth dy javë vitin e kaluar, gjatë javëve më të ftohta të janarit, pas një konflikti të ashpër mes Moskës dhe Kievit.
    
Rusia mbulon rreth një të katërtën e kërkesës së Evropës për gaz dhe kjo sasi gazi kalon transit përmes territorit të Ukrainës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›