E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel-Berishës: Sa më shpejt shqyrtimi i aplikimit

Berisha zhvilloi një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila e ka siguruar Kryeministrin Berisha se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen më të shpejtë të mundshme të problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman.

 “Gjykata Kushtetuese gjermane ka vendosur që duhet t’a konstituojë Parlamentin para çdo vendimi që ka të bëjë më Bashkimin Evropian. Kështu që, pasi e urova Kancelaren Merkel për fitoren e madhe dhe historike, për mbarë Evropën, në zgjedhjet e shtatorit, i bëra të ditur problemin se Shqipëria është në pritje të këtij momenti dhe se Presidenca suedeze pret që të ketë dritën jeshile nga qeveria gjermane, në mënyrë që të diskutojë në Këshill statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, pasi vendet e tjera nuk kanë ndonjë rezervë”, tha Berisha.

Për sa i përket bojkotit të opozitës, Berisha se ky bojkot  është në një moment shumë të papërshtatshëm për vetë pamjen e vendit, “por duke qenë një akt pa asnjë arsye ligjore nuk mund të bllokojë proceset që janë të një rëndësie kapitale për vendin.”

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›